Jelekët antiplumb të ukrainasve shndërrohen në art lufte (Foto)

    Një ekspozitë me vepra arti të bëra në pllaka të jelekëve antiplumb që ua shpëtuan jetën e ushtarëve ukrainas, u hap në Lviv më 27 dhjetor.


    Kjo ikonë e Shën Gjergjit duke vrarë dragoin ishte pikturuar në një pjesë të një jeleku antiplumb të marrë nga një ushtar ukrainas, të cilit thuhet se ia shpëtoi jetën. Dëmtimi  nga dy predha mund të shihet në gojën dhe barkun e dragoit. Vepra unike e artit është pjesë e një ekspozite të quajtur ArtArmor që u hap në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, më 27 dhjetor.
    1. Kjo ikonë e Shën Gjergjit duke vrarë dragoin ishte pikturuar në një pjesë të një jeleku antiplumb të marrë nga një ushtar ukrainas, të cilit thuhet se ia shpëtoi jetën. Dëmtimi  nga dy predha mund të shihet në gojën dhe barkun e dragoit.

    Vepra unike e artit është pjesë e një ekspozite të quajtur ArtArmor që u hap në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, më 27 dhjetor.
    Një vepër arti e frymëzuar nga një pjesë e armaturës së trupit, e cila u godit drejtpërdrejt nga një plumb. Ekspozita në Lviv përbëhet nga 12 pjesë arti  nga pllaka të blinduara që thuhet se ndalonin plumbat ose copëzat e predhave, ndërsa përdoreshin nga ushtarët ukrainas që luftonin pushtimin rus.
    2. Një vepër arti e frymëzuar nga një pjesë e armaturës së trupit, e cila u godit drejtpërdrejt nga një plumb.

    Ekspozita në Lviv përbëhet nga 12 pjesë arti  nga pllaka të blinduara që thuhet se ndalonin plumbat ose copëzat e predhave, ndërsa përdoreshin nga ushtarët ukrainas që luftonin pushtimin rus.
    Një pllakë Kevlar e dëmtuar nga beteja, me një hartë të Ukrainës.     Organizatorët e ekspozitës thonë se synojnë të mbledhin para nga shitja e veprave të artit për të blerë më shumë jelekë antiplumb për trupat ukrainase. 
    3. Një pllakë Kevlar e dëmtuar nga beteja, me një hartë të Ukrainës.
       
    Organizatorët e ekspozitës thonë se synojnë të mbledhin para nga shitja e veprave të artit për të blerë më shumë jelekë antiplumb për trupat ukrainase. 
    Vizitorët në hapjen e ekspozitës inspektojnë dëmtimin nga plumbat në një pllakë të jelekut  antiplumb. Faqja e internetit e ekspozitës reklamon duke përdorur "copa jelekësh që tashmë ia kanë shpëtuar jetën dikujt në fushëbetejë, një përpjekje për të fituar një shans të dytë (nga shitja e këtye veprave të artit) për të shpëtuar një jetë njeriu me ndihmën e talentit të artistëve të famshëm".
    4. Vizitorët në hapjen e ekspozitës inspektojnë dëmtimin nga plumbat në një pllakë të jelekut  antiplumb.

    Faqja e internetit e ekspozitës reklamon duke përdorur “copa jelekësh që tashmë ia kanë shpëtuar jetën dikujt në fushëbetejë, një përpjekje për të fituar një shans të dytë (nga shitja e këtye veprave të artit) për të shpëtuar një jetë njeriu me ndihmën e talentit të artistëve të famshëm”.
    Dy nga veprat e artit nga jelekët antiplumb që janë pjesë e ekspozitës ArtArmor. Ekspozita është hapur në Muzeun Historik Lviv dhe është financuar nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.  

    5. Dy nga veprat e artit nga jelekët antiplumb që janë pjesë e ekspozitës ArtArmor.

    Ekspozita është hapur në Muzeun Historik Lviv dhe është financuar nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
     
    Artistët ukrainas të përfshirë në projekt janë: Ivan Marchuk, Tiberiy Silvashi, Nazar Bilyk, Petro Bevza, Yuriy Vakulenko dhe Anton Logov. Pllakat e jelekëve antiplumb mbajnë nënshkrimet e ushtarëve që i mbanin kur u goditën.

    6. Artistët ukrainas të përfshirë në projekt janë: Ivan Marchuk, Tiberiy Silvashi, Nazar Bilyk, Petro Bevza, Yuriy Vakulenko dhe Anton Logov. Pllakat e jelekëve antiplumb mbajnë nënshkrimet e ushtarëve që i mbanin kur u goditën.
    Iryna Yuferova, kuratore e ekspozitës, gjatë fjalës së saj në hapje të projektit tha se ndërsa artistë të ndryshëm përdorën metaforat në veprat e tyre përkatëse, secili prej tyre "na çon në një përfundim aksiomatik: Nuk ka asgjë më të vlefshme në botë sesa jeta njerëzore”.

    7. Iryna Yuferova, kuratore e ekspozitës, gjatë fjalës së saj në hapje të projektit tha se ndërsa artistë të ndryshëm përdorën metaforat në veprat e tyre përkatëse, secili prej tyre “na çon në një përfundim aksiomatik: Nuk ka asgjë më të vlefshme në botë sesa jeta njerëzore”.
    Organizatorët thanë se ekspozita do të prezantohet në të gjithë Evropën në vitin 2023, megjithëse vendet ende nuk janë specifikuar.

    8. Organizatorët thanë se ekspozita do të prezantohet në të gjithë Evropën në vitin 2023, megjithëse vendet ende nuk janë specifikuar.
    Lajmi Paraprak

    Serbia në shënjestër të grupit të hakerëve Anonymous

    Lajmi i rradhës

    TË PASURIT QË NDOTIN AJRIN!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë