“Jeta e barrikaduar” e shqiptarëve në fshatrat e Leposaviqit

    Banorët e tri fshatrave shqiptare të Leposaviqit, Bistricë, Cerajë e Koshtovë, po bëjnë një jetë të vështirë pas vendosjes së barrikadave gjithandej veriut. Banorët kanë rrëfyer se tash u duhet të bëjnë dhjetëra kilometra më shumë për të mbërritur në shtëpitë e tyre

    Në Bistricë, në një prej fshatrave më të thella të banuara me shqiptarë në veriun e Kosovës, Lulzim Hetemi ka kultivuar dhjetëra koshere me bletë.

    Kështu, ai largon stresin që i shkaktohet herë pas here, kur këtu ka tensionim të situatës.

    Lulzim Hetemi, banor i Bistricës ka potencuar se “Kjo është puna që unë e bëj tash, por edhe pasluftës. Babë e babgjysh”

    Hetemi rrëfen se sikur tash, edhe në të kaluarën, sa herë që janë vendosur barikada, jeta u është vështirësuar shumë.

    “Na grafikojmë në komunë të Leposaviqit, do të thotë shërbime nuk ke, me rregullu ndonjë dokument nuk mundesh, magjistralja bllokohet, vështirësitë kanë qenë dhe janë çdo herë”, ka potencuar për RTV Dukagjinin Hetemi.

    Këtë vit, përkundër barrikadave, ai tregon se lëvizja u është lehtësuar me asfaltimin e një rruge alternative.

    “Është pak ma larg, por e kanë asfaltuar dhe është më mirë se herat e tjera kur i kanë vendosë barrikadat. Rruga ka qenë e pakalueshme, është deshtë në këmbë me shku, ose ke qenë totalisht i bllokuar”, ka thënë Hetemi.

    Në vështirësi, janë edhe banorët e fshatrave të tjera të Leposaviqit, Koshtovë dhe Cerajë.

    Avdi Bekteshi kërkon nga Qeveria që të bëhet një zgjidhje më e shpejtë për barrikadat, sepse në të kundërtën do të kenë probleme në lëvizje.

    “Është 30 kilometra deri në Stan Tërg, kthesa të mëdha, mali, ura, shumë e rrezikshme është. Kur do të ketë ngrica do të mbesim të mbyllur. Shpresojmë që bëjnë diçka dhe ne i hapin rrugët, sepse janë katër barrikada deri këtu”, ka thënë Bekteshi.

    Në tri fshatrat shqiptare të Leposaviqit, përgjatë viteve të fundit ka ndodhur një shpërngulje e madhe e popullatës.

    Lajmi Paraprak

    Gjermania në limitet e saj

    Lajmi i rradhës

    Shkupi përsëri në top 10 qytetet më të ndotura në botë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë