Jetëgjatësia gjatë lindjes në RMV krahasuar me vitin 2019 është zvogëluar për 2,2 vite

    Jetëgjatësia e pritur gjatë lindjes në BE në vitin 2020 paraqet 80,4 vjet, që është për 0,9 vite më ulët krahasuar me vitin paraprak 2019. Jetëgjatësi më të lartë të pritur në nivel të BE-së gjatë lindjes kanë banorët e Norvegjisë – 83,3, Islanda dhe Zvicra – nga 83,1 vite, përderisa më të ulët Bullgaria – 73,6 vite dhe Rumania – 74,2 vite. Tek ne jetëgjatësia është 74,4 vite, tregojnë të dhënat e Eurostatit.

    Në vendet nga rajoni jetëgjatësi më të madhe e pritur gjatë lindjes kanë Greqia – 81,4 vite, më pas pason Kroacia – 77,8, Shqipëria – 77,4, Mali i Zi – 75,9, Serbia – 74,5, Maqedonia e Veriut – 74,4 dhe Bullgaria – 73,6 vite.

    Jetëgjatësia gjatë lindjes në vendin tonë krahasuar me vitin 2019 është zvogëluar për 2,2 vite, kur ishte 76,6 vite, që është ulja më e madhe mes të gjitha vendeve në rajon, përderisa në Bullgari dhe Serbi për 1,5 vite.

    Sipas të dhënave të Eurostat, në nivel të BE-së gratë kanë për 5,7 vite jetëgjatësi më të lartë të pritur (83,2 vite) se sa burrat (77,5 vite), përderisa krahasuar me vitin 2019 në nivel të BE-së jetëgjatësia e pritur gjatë lindjes është ulur për 0,9 vite. Burrat kanë ulje më të madhe, për saktësisht një vit, përderisa gratë për 0,8 vite. Ulja e këtillë e jetëgjatësisë i referohet vdekshmërisë së rritur në vitin 2020 për shkak të pandemisë me KOVID-19.

    Mes viteve 2002 dhe 2020, jetëgjatësia e pritur gjatë lindjes në BE është rritur për 2,8 vite, prej 77,6 në 80,4 vite. Rritja është për 2,4 vite tek gratë dhe 3,2 vite tek burrat. 

    Lajmi Paraprak

    “Fitch” parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë prej 2.8% në vitin 2022

    Lajmi i rradhës

    Për shkak të lajmeve të rreme dhe lëvizjeve kundër vaksinës ka rënie të vaksinimit të rregullt në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë