Për shkak të lajmeve të rreme dhe lëvizjeve kundër vaksinës ka rënie të vaksinimit të rregullt në RMV

    Nga Oda e Mjekëve në Maqedoninë e Veriut theksojnë se politikat shëndetësore duhet të mbështesin profesionistët shëndetësorë dhe të ofrojnë vazhdimisht informacion efektiv, transparent dhe objektiv për publikun dhe të luftojnë informacionin e rremë dhe mashtrues, shkruan NovaTV, përcjell Nistori.

    “Vaksinat janë të sigurta dhe efektive, ato janë testuar tërësisht dhe janë provuar se parandalojnë sëmundje të rënda, duke shpëtuar miliona jetë çdo vit. Mjekët dhe profesionistët shëndetësorë duke krijuar një nivel edukimi shëndetësor për përfitimet e vaksinimit dhe duke ndarë fakte të bazuara në prova shkencore krijojnë një mjedis social pozitiv për të rritur mbulimin me vaksinim. Popullata e përgjithshme i konsideron mjekët si burimin më të rëndësishëm të informacionit të vaksinimit, i cili është vendimtar për pranimin e vaksinës.”, shtojnë nga ODA.

    Ata vlerësojnë se, për shkak të pandemisë dhe lëvizjes së forcuar kundër vaksinimit, kemi një rënie të pranimit të vaksinimit të rregullt, veçanërisht me vaksinën MMR në vendin tonë, e cila kërkon përpjekje të përbashkëta për të rikthyer mbulimin e nevojshëm prej 95 për qind që konsiderohet një nivel i kënaqshëm të mbrojtjes kolektive. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Jetëgjatësia gjatë lindjes në RMV krahasuar me vitin 2019 është zvogëluar për 2,2 vite

    Lajmi i rradhës

    Punonjësit vazhdojnë të marrin paga rreth 16 mijë denarë, pavarësisht hyrjes në fuqi të Ligjit për rritje të pagës minimale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë