Kamberi zgjidhet deputet në Kuvendin e Serbisë

    Kandidati i Koalicionit të Shqiptarëve – Lugina e Bashkuar, Shaip Kamberi, i ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet në Parlamentin e Serbisë, pasi të enjten në Tërnoc të Bujanocit janë mbajtur për herë të pestë zgjedhjet parlamentare.

    Kamberi ka thënë se nga 705 votues sa kanë dalë në zgjedhjet e sotme, lista që udhëhiqet nga ai kanë votuar 698 persona.

    Kamberit iu nevojitën vetëm 610 vota për ta marrë edhe një mandat të deputetit.

    Nga sonte po vazhdon afati për kundërshtime dhe ankesa në procedurën e votimit në vendvotimin numër 6, për shkak të së cilës po vonohet edhe konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit të Serbisë.

    Kamberi ishte edhe në dy mandate të tjera deputet në Kuvendin e Serbisë.

    Lajmi Paraprak

    NATO-s më shumë se zgjerimi, i duhet uniteti

    Lajmi i rradhës

    Nikolloski: Jo qeveri me BDI-në, por do të respektojmë vullnetin e shqiptarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë