NATO-s më shumë se zgjerimi, i duhet uniteti

    GENC CAUSHI

    Pa dyshim pas Samiti të Madridit, NATO po transformohet në një aleancë mbrojtje më e madhe në numer, më muskuloze dhe më e bashkuar duke e konsideruar Rusine si rrezikun parësor, por edhe kjo mund të mos jete e mjaftushme për t’i dhënë fund shpejt luftës në Ukrainë.

    Aleanca 30 anëtareshe së shpejti do të zgjerohet pasi ftoi zyrtarisht Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar. Rruga u hap për të dy vendet, secili me histori të gjata të mos-angazhimit ushtarak, pasi Presidenti turk Rexhep Taijp Erdogan hoqi kundërshtimet e tij, duke i dhënë këtij Samiti një shtysë disi të papritur me fillimin e tij. Udhëheqësit e Aleancës të mbledhur në Spanje nga data 26-27-28 bënë përmirësime të mëdha në pozicionimin e forcave të NATO-s përgjatë skajit të saj lindor, duke rritur shtatëfish numrin e trupave të gatishmërisë së lartë si dhe rritën ndihmen ushtarake dhe finaciare për Ukrainën.

    Presidenti amerikan Joe Biden, njëkohësisht lideri i kësaj aleance njoftoi dislokime të reja me rotacion të trupave amerikane në vendet e Baltikut dhe Rumani, dy anije luftarake të reja në Spanjë dhe avionë F-35 në Mbretërinë e Bashkuar dhe për herë të parë një baze të përhershme ushtarake amerikane në Poloni. Dhe në këtë konceptim te ri strategjik të aleancës, Rusia përbën “kërcënimin më të rëndësishëm ndaj sigurisë se NATO-s”.

    Në deklaratën perfundimtare të Samitit përmendet edhe Kinën për herë të parë, duke thënë se partneriteti i ri midis Moskës dhe Pekinit “bie ndesh me vlerat tona”. Sulmi i Rusisë ndaj vendit fqinj ka lëkundur paqen në Europë dhe e ka shtyrë NATO-n të dislokojë forca dhe armatime në Europën Lindore në përmasa të papara që nga Lufta e Ftohtë.

    Vendet anëtare kanë dërguar gjithashtu miliarda dollarë ndihma ushtarake dhe per civilet në Ukrainë. Por akoma mbetet e paqartë nëse ndonjë nga hapat e ndërmarra për t’iu përgjigjur luftës në Ukrainë, në takimet e kësaj jave në Europë, sanksionet e reja, më shumë ndihmë ushtarake dhe një NATO e ringjallur mund të ndryshojë momentin e fushëbetejës që aktualisht favorizon Rusinë.

    Në Ukrainën Lindore në rajonet e Luhanskut dhe Donestkut ku eshtë përqëndruar ofensiva e Moskes forcat ruse po bejnë progres të ngadaltë por të qendrueshem. Pas marrjes se qytetit te rëndësishëm të Severodoneskut, tani ka mbetur edhe qyteti i Lysichanskut qendrat e fundit urbane e madhe në Luhansk, pjesë e rajonit te Donbasit. Aktualisht forcat ruse që sulmojnë qytetin ku kane mbeten rreth 15,000 njerëz dhe po kryejne “bombardime të vazhdueshme”, tha sot kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut. “Tani dendësia e zjarrit është aq e fortë, sa qe mund të vendosim vetëm 30 njerëz në një autobus për ti evakuar,” shtoje ai.

    Dhe renia e qytetit te Lysichanskut mund t’i hapë rrugën Rusisë për të kapur Luhanskun dhe provincën fqinje të Donetskut, të njohur kolektivisht si Donbas. Katër muaj qe nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe tre muaj pasi rusët njoftuan se do të fokusonin sulmet e tyre në pjesën lindore të vendit, lufta është kthyer në një betejë të egër për rajonin e njohur si Donbas.

    Dhe shpresat për një fitore të shpejtë apo edhe një fitore që mund të vijë në muajt e ardhshme duket se eshtë zhdukur për të dyja palët dhe paqja nuk duket ne horizont. Edhe Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare te SHBA-s, Avril Haines, duke përshkruar vlerësimin aktual të inteligjencës amerikane për luftën në Ukraine, tha se ajo do të zgjase “për një periudhë të gjatë kohe”. “Me pak fjalë, panorama mbetet mjaft e zymtë dhe qëndrimi i Rusisë ndaj Perëndimit po forcohet”, shtoje Haines.

    Komentet e Haines sugjerojne se miliardad e dollarëve në armë moderne që Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera po furnizojne forcat e Zelinskiy mund të mos u japin atyre mundësinë për ta kthyer valën e luftes kundër Rusisë së shpejti. Ndonëse agresioni rus duket se do të zgjasi, po aq do të zgjasi edhe mbështetja e Perëndimit për Ukrainën.

    “Ne do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, tha presidenti amerikan Joe Biden në konferencën e tij për shtyp në samitin e NATO-s në Madrid. “Ne do të qëndrojmë në mbeshtetje të Ukrainës dhe e gjithë aleanca do të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa duhet, për t’u siguruar që në fakt ata (ukraina) të mos mposhtet nga Rusia. “Unë nuk e di si do te përfundojë, por nuk do të mbarojë me disfatën e Ukrainës nga rusët”, u shpreh Biden në konferencën përmbyllëse te Samitit. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Lubonja: Shqipëria e rrezikuar nga qeverisja e Ramës, kemi numrin më të lartë të kriminelëve të kapur në Europë

    Lajmi i rradhës

    Kamberi zgjidhet deputet në Kuvendin e Serbisë

    Lajme tjera

    Eklipsimi i publikut

    GENTI ÇELA Gjatë fushatës së këtyre ditëve në Gjermani, vërehej se kandidatët e atjeshëm për kancelarë kishin një…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë