Nikolloski: Jo qeveri me BDI-në, por do të respektojmë vullnetin e shqiptarëve

    Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se nuk do të donin të formonin qeveri me BDI-në, por megjithatë do të respektojnë vullnetin e shqiptarëve, përcjell Nistori.

    “Ne nuk do të donim të bënim qeveri me BDI-në, do të donim të bënim një qeveri me Aleancën për Shqiptarët dhe Besën. Tani nuk mund të marr me mend se si do të jenë rezultatet e zgjedhjeve, në fund populli voton dhe ky është vullneti i popullit”, tha Nikoloski.

    Nëse propozimi do të ishte i mirë, Kovaçevski dhe e gjithë qeveria do të kishin festua

    tha se nëse propozimi ishte i mirë, atëherë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe e gjithë qeveria do të festonin.

    “Unë mendoj se propozimi i ri është vetëm pak i sajuar,” tha Nikoloski.

    Ai theksoi se Bullgaria do ta shpallë propozimin e ri francez sepse është i mirë për ta.

    “Ashtu siç e kanë paralajmëruar propozimin e parë sepse ka qenë i mirë për ta, kështu që sonte (30.06.2022) do ta shpallin propozimin e ri”, tha Nikoloski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kamberi zgjidhet deputet në Kuvendin e Serbisë

    Lajmi i rradhës

    Ulet prodhimtaria bujqësore, shkak ikja e të rinjve nga vendbanimet rurale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë