Kamionët nga RMV me mollë bllokohen në kufirin mes Ukrainës dhe Polonisë

    Fotografi ilustruese

    Dy transportues nga Maqedonia janë bllokuar për të pestën ditë në kufirin ukrainas-polak. Para sulmit në Ukrainë, kamionët e mbushur me mollë nga Maqedonia kanë kaluar nëpër Ukrainë.

    Pas sulmit të parë, menaxheri i kompanisë ka kontaktuar shoferët dhe i ka udhëzuar të largohen menjëherë nga Ukraina përmes Polonisë. Por problemet nisën pasi kamionët u kontrolluan nga dogana e Ukrainës.

    Është parë se malli ishte i destinuar të përfundonte në Rusi, pas çka shoferëve maqedonas u janë marrë pasaportat dhe dokumentet tjera.

    Menaxheri i kompanisë së transportit për Alsat tha se as ambasada jonë në Ukrainë e as Ministria e Punëve të Jashtme nuk i japin  informacione konkrete deri kur këta qytetarë do të qëndrojnë larg shtëpive të tyre.

    “Nuk di ku të ankohem, ku të lutem. Me të vërtetë nuk e di se çfarë të bëj. Kjo është dita e pestë, askush nuk vjen tek ne, nuk mund të shkojmë as në doganë, thonë do të shkojmë t’i pyesim dhe i përzënë u thonë ikni në kamion”, tha Nafi Karaellmazov, menaxher i kompanisë transportuese.

    Vozitësit, të uritur dhe pothuajse të ngrirë nga temperaturat minus në kufirin Ukrainë- Poloni, janë në fund të forcave të tyre, thotë Karaelmazov. Njëri është nga Kavadari, tjetri nga Vallandova.

    Problemi më i madh është se kanë naftë në kamionë edhe për disa orë, pastaj as nuk e dinë se çfarë do të bëjnë dhe si do ta kalojnë natën në të ftohtë. Dy ditë më parë dy kolegë të tyre kanë arritur ta kalojnë këtë kufi. Sa qytetarë të Maqedonisë janë ngujuar në Ukrainë, sot nuk morëm informacion nga Ministria e Punëve të Jashtme.

    Lajmi Paraprak

    Dënime me burg për Jankulloskën dhe Janakieskin

    Lajmi i rradhës

    Sali: Nesër vendoset për heqjen e maskave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë