Karaxhovski: Dasmat na morën n’qafë, njerëzit harruan se ekziston virusi

    Vala e katër e pandemisë që mori hov prej fillimit të gushtit, sipas autoriteteve shëndetësore do të arrij kulmin në fund të këtij muaji. Kur kemi edhe 12 ditë përpara, sipas epidemiologëve, shifrat e rasteve të reja do të rriten frikshëm. Por, nga ana tjetër infektologët thonë se numri real i të infektuarve është dyfish më i lartë, pasi që jo të gjithë të prekurit testohen. Kryetar i Komisionit për sëmundje infektive, Zharko Karaxhovski për Alsat tha se një pacient me llojin delta mund të infektoj 7 të tjerë dhe se kritikon autoritetet e qeverisë se nuk i kanë dëgjuar rekomandimet e tyre për të mos i lejuar dasmat në ambiente të mbyllura gjatë sezonit veror. Ai thotë se dasmat na morën “në qafë” të gjithë vendin.

     “Nëse atëherë kishim dhjetëra raste, sot kemi rreth 1,200 raste kështu që situata është e pa sigurte me tendencë të përkeqësimit. Përse kjo na ndodh? Mos respektimi total i masave në disa pjesë të vendit, organizimi i madh i dasmave dhe ahengjeve tjera ku maskat nuk janë bartur, nuk kishte distancë e as dezinfektues dhe më e keqja grupimi masiv i njerëzve në një hapësirë të vogël. Nëse ju më thoni qindra unë do të them mijëra dasma kishte, në të cilën disa njerëz harruan se ekziston virusi.”- deklaroi Sinkron – Zharko Karaxhovski.

    Por si mund të ndalet ky hov famëkeq i pandemisë i cili mund të qoj në një “lock doën” të ri vendin? Kreu i KSI-së Karaxhovski tha se për të mos vënë në karantinë dhe orë policore për herë të katër shtetin qytetarët duhet të vaksinohen në mënyrë masive, por për një kohë sa më të shkurtër.

    “Masat që i sollëm janë në drejtimin që të motivohen qytetarët për t’u vaksinuar sa më shumë njerëz për të ulur mundësinë e përhapjes së virusit. Të vaksinohemi për të mos shkuar në spital sepse kapacitetet tona spitalore nuk janë pakufi. Ne kemi të hospitalizuar 550 pacientë nëpër gjithë vendin, por në kovid qendrat kemi numër të madh të njerëzve që kanë nevojë për kurim spitalor, shtretër spitalor kemi rezervë. Megjithatë shumë herët na erdhi vala e re apo siç e quajmë ne nga lloji i virusit delta.”- pohoi Zharko Karaxhovski, Kryetar i Komisionit për sëmundje infektive.

    Sipas raportit javor të ISHP-së vatrat e infeksionit vazhdojnë të mbeten në rajonet ku numri i vaksinimit ka qenë më i ulët dhe nuk janë respektuar aspak masat preventive anti kovid gjatë verës. Situata më e rënduar është në Tetovë dhe Gostivar, pason Kërçova e Struga, pastaj renditet Shkupi e Kumanova. Si rrjedhojë edhe kapacitetet spitalore janë mbushur në këto qytete dhe tani po funksionojnë repartet modulare për të hospitalizaurit. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    UNICEF-i përshëndeti vendimin për fillimin e vitit shkollor me prani fizike në RMV

    Lajmi i rradhës

    Carovska: Shkollat do të vendosin për nxënësit që do të ndjekin mësimin online

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë