UNICEF-i përshëndeti vendimin për fillimin e vitit shkollor me prani fizike në RMV

    UNICEF përshëndeti vendimin e Qeverisë për hapjen e shkollave me pjesëmarrje fizike për të gjithë nxënësit nga 1 shtatori.

    Patricia DiGovanni, përfaqësuese e UNICEF-it, në një deklaratë për mediat inkurajon këtë vendim të Qeverisë dhe theksoi se rreziku i transmetimit të kovid-19 në shkolla mund të kontrollohet me masa të shtuara parandaluese dhe zbulimin dhe izolimin në kohë të rasteve dhe të kontakteve të tyre.

    “E kuptojmë që vendimet për hapjen e shkollave po shqyrtohen në kontekstin e situatës epidemiologjike me KOVID-19 dhe të mirëkuptimit tonë në rritje të rreziqeve që vijnë nga variantet e reja të virusit, por shkollat ​​duhet të jenë gjithmonë të fundit që mbyllen dhe të parat të hapen, kur është e sigurt. Me pasigurinë në fillim të pandemisë, kalimi në mësimin në distancë ishte i nevojshëm, por i konceptuar si nasë afatshkurtër, jo zëvendësim i mësimit me prani fizike”, tha DiGovanni.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: Shtyrja e zgjedhjeve lokale nënkupton shtyrje të problemeve

    Lajmi i rradhës

    Karaxhovski: Dasmat na morën n’qafë, njerëzit harruan se ekziston virusi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë