Kasami: Arjanit Hoxha është dorë e zgjatur e BDI-së

    I pari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami u pyet për deklaratat e Arjanit Hoxhës në “Click Plus”, i cili tha se fronti opozitar shqiptar është grumbull interesash. Kasami tha se ai është dorë e zgjatur e BDI-së dhe se nuk dëshiron të komentojë deklaratat e tij, përcjell Nistori.

    “Kisha dashur deklaratat e tilla të vijnë nga përfaqësues të BDI-së, të mos vijnë nga dora e zgjatur e tyre sepse e vlerësoj si humbje kohe që të merrem me deklarata të personave të cilët veprimin politik e kanë në mbështetje të BDI-së”, tha Kasami.

    Kasami thotë nuk do ta përkrahin propozim ligjin për amnisti që është dorëzuar në Kuvedn. Kasami thotë se si parti janë të interesuar që të ketë Ligj për Amnisti, por jo në formën që është prezantuar në propozim.

    “Arsyeja se pse sot dhe pse tani po futet me procedurë të shkurtuar Ligji për Amnisti, ne vlerësojmë se është i gabuar dhe qëllimi është për kalkulime politike, ashtu siç ishin edhe ndryshimet e Kodit Penal, prandaj ne kemi thënë se në këto momente dhe në këtë formë siç është lëshuar Ligji për Amnisti, ne nuk do ta përkrahim”, tha mes tjerash Kasami. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tetova nuk është aspak e përshtatshme për personat me nevoja të posaçme

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: opozita shqiptare kundërshton BE-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë