Kovaçevski: opozita shqiptare kundërshton BE-në

    Po vijnë sinjale të qartë për derë të hapur për anëtarësim në BE. Varet nga ne nëse do të sjellim vendim. Për herë të parë, tani bllokada vjen nga brenda. Për këtë, nevojitet që të gjithë të mblidhemi në një front evropian me qëllim që t’i miratojmë vendimet që janë të nevojshme për anëtarësimin e vendit në BE, deklaroi kryeministir Dimitar Kovaçevski në intervistë për TV Sitel.

    “Kemi biseduar edhe me kancelarin e Gjermanisë edhe me presidentin e Francës dhe me presidentin e Këshillit Evropian dhe me presidentin e Komisionit Evropian. Nga të gjitha palët po vijnë sinjale të qartë për derë të hapur për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Varet nga ne nëse do të sjellim vendim. Për herë të parë bllokada vjen nga brenda, për këtë them se duhet të ketë guxim që të sjellet vendimi”, vlerësoi Kovaçevski.

    Ai foli edhe për procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, në raport me kërkesën e opozitës shqiptare për heqjen e formulimit që ka të bëjë me “gjuhën që e flasin 20 përqind e qytetarëve”.

    “Blloku shqiptar i partive politike opozitare, në të vërtetë, duhet të mendojë nëse dëshiron të jetë pjesë e koalicionit anti BE kur flet për koalicion me VMRO – DPMNE-në. Sepse, unë kur i shoh qëndrimet politike të VMRO – DPMNE-së dhe qëndrimet politike të opozitës shqiptare, momentalisht e vetmja gjë për të cilën ata janë, është që të kundërshtojnë BE-në. Dhe ajo është mirë sepse vlerësoj se të gjitha partitë politike, unë nuk do t’i dalloja maqedonase, shqiptare apo vllehe dhe kështu me radhë, sepse vlerësoj se, të gjitha partitë politike në shtet u takojnë qytetarëve”, potencoi Kovaçevski.

    Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, paralajmëroi se nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese pasi që Qeveria nuk i dëgjon kërkesat e tyre. Ai shtoi se Lëvizja BESA, por edhe tërë blloku opozitar shqiptar kanë parashtruar kërkesë deri te Qeveria që bashkë me ndryshimet kushtetuese, të ndryshohet edhe formulimi për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

    Më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet.

    Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

    Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

    Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

    Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

    Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Arjanit Hoxha është dorë e zgjatur e BDI-së

    Lajmi i rradhës

    Në gjimnazin e Dibrës, prindërit nuk kanë interes për suksesin e fëmijëve të tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë