Mexhiti: 1 foto sa 1 mijë fjalë, Kastriot Rexhepi do t’i bashkohet grupit parlamentar të BDI-së

    Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti në një prononcim ka bërë të ditur se deputeti Kastriot Rexhepi në Kuvend do t’i bashkohet grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim.

    “1 foto sa 1.000 fjalë. E qartë ishte porosia. Po, do të veproje bashkë me grupin parlamentar të BDI-së”, tha mes tjerash Mexhiti.

    Kastriot Rexhepi, tha se do të jetë i qasshëm për mediume pas ditës së enjte. Rexhepi deri tani në Kuvend ka funksionuar si deputet i pavarur, pas shkëputjes së tij nga Lëvizja Besa. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, deputeti i BDI-së Izet Mexhiti, por edhe vetë Kastriot Rexhepi në rrjetet sociale publikuan fotografi të përbashkët, me mbishkrimin “bashkë”, ndërsa Rexhepi kishte shtuar edhe mbishkrimin “Evropa21”, nismë politike joformale e inicuar në Kuvend nga vetë Rexhepi, që ka për qëllim 0bashkimin e forcave progresive në drejtim të ruajtjes së perspektivës euroatlantike në vend. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    KRrE njofton për shtrenjtimin e derivateve të naftës

    Lajmi i rradhës

    Sa shpesh duhet të bëni ekzaminim të zorrëve?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë