Kërkohen masa restriktive për Tetovën dhe rajonin për të parandaluar përhapjen e Covid-19

    Foto: Lirim Shabani

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në koordinim me anëtarët e Komisionit për Sëmundjet Infektive këtë mëngjes diskutoi situatën epidemiologjike në Tetovë dhe ranë dakord me Qeverinë të propozojë masa të reja për këtë rajon, për të parandaluar përhapjen e shpejtë të virusit Covid-19.

    Situata në Tetovë është jashtëzakonisht serioze dhe vala e re tashmë ka ardhur, dhe kjo ishte e pritshme sepse situata është e ngjashme kudo në rajon. Pushimet verore kanë sjellë frekuencë të lartë lëvizjeje dhe kjo ishte e pritshme, prandaj masa të caktuara duhet të rikthehen për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

    Analizat që janë bërë ditët e kaluara nga ISHP tregojnë se virusi është përhapur kryesisht në mesin e të pavaksinuarve, mbi 90% të rasteve të reja janë qytetarë të pavaksinuar. Nga ana tjetër, përfshirja në vaksinim është nën 20% në Tetovë. Si grupime ku virusi përhapet më shpejt janë dasmat dhe festat që janë të shumta në këtë rajon, ndërsa sipas informacioneve në nivelin lokal, masat parandaluese nuk respektohen fare, veçanërisht mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura.

    Ministri dhe anëtarët e Komisionit propozojnë masat dhe kufizimet e mëposhtme:

    Ndalimi për të organizuar të gjitha ngjarjet masive në hapësira të mbyllura, dasma, festime. Kjo është thelbësore për tu respektuar në periudhën e ardhshme dhe qytetarët duhet të kuptojnë se kjo masë është e nevojshme.

    Mbushja e pjesës së mbyllur të objekteve të hotelierisë nuk duhet të kalojë 30%, dhe jo më shumë se 4 persona mund të ulen në tavolina.

    Kontrolle të intensifikuara për zbatimin e këtyre masave, por edhe masat për mbrojtjen personale, kryesisht mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura.

    Forcimi i vaksinimit dhe komunikimit në terren në nivel lokal në mënyrë që të rritet përfshirja e të vaksinuarve, sepse është e qartë se vetëm me vaksinim mund të parandalojmë përhapjen dhe rrezikun nga sëmundja e rëndë tek pacientët.

    Kohëve të fundit, Tetova ka tejkaluar edhe Shkupin me raste pozitive. Sipas institucioneve lokale, dasmat kanë qenë shkaku kryesor i krijimit të vatrave të reja të infektimeve mes popullatës në Pollog.

    Lajmi Paraprak

    Studimi: Burrat do të tejkalojnë në mënyrë dramatike në numër gratë brenda pak dekadave

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Era nuk lejon që zjarri të shuhet në Berovë dhe se rreth vendbanimeve po bëhen unaza mbrojtëse

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë