Studimi: Burrat do të tejkalojnë në mënyrë dramatike në numër gratë brenda pak dekadave

    Burrat do të tejkalojnë në mënyrë drastike gratë brenda pak dekadave për shkak të “preferencave kulturore ” për djemtë dhe përzgjedhjes së gjinisë para lindjes, ka zbuluar një studim.

    Studimi i publikuar në revistën Global Health, fajëson preferencat kulturore për djemtë për shkaktimin e raporteve të pabarabarta dhe parashikoi një numër prej 4.7 milion lindjesh femra deri në vitin 2030.

    Studiuesit gjithashtu thanë se përzgjedhja e gjinisë para lindjes ka krijuar raporte jo të drejta në lindjet në vendet e Evropës Juglindore, Azinë Jugore dhe Lindore që nga vitet 1970.

    Ata paralajmërojnë se mbi një e treta e popullsisë së botës do të vuajë nga pabarazitë seksuale afatgjata si rezultat, me ndikime të panjohura sociale dhe ekonomike në vendet e prekura.

    Autori kryesor i studimit Dr Fengqing Chao tha se: ” është më pak se sa pritej, femrat në një popullsi ndikojnë në stabilitetin afatgjatë dhe zhvillimin e qëndrueshëm social.”

    Në raport thuhet se kjo mund të sjellë edhe një crregullim tek martesat, pasi shumë burra nuk do të martohen sepse nuk ka gra mjaftueshëm.

    Studiuesit thanë se të kuptuarit e evolucionit të mundshëm të çekuilibrave gjinorë që në lindje është ‘thelbësor’ për parashikimin dhe planifikimin e ndryshimit të tyre në të gjithë botën.

    Sfida kryesore, thotë studimi është të kuptosh nëse maskuliniteti i lindjes do të mbetet i shtrembëruar pafundësisht në vendet e prekura nga abortet selektive sipas gjinisë dhe nëse vendet e reja mund të preken në të ardhmen.TCH

    Lajmi Paraprak

    Vetëm 167 persona të infektuar nga mbi 400 mijë të vaksinuar me dy doza, autoritet bëjnë thirrje për vaksinim

    Lajmi i rradhës

    Kërkohen masa restriktive për Tetovën dhe rajonin për të parandaluar përhapjen e Covid-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë