KESh: Nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike në Shqipëri

    Drejtori i KESh-it, Ergys Verdho deklaroi sot se nuk do të ketë kufizime për shkak të krizës energjetike, ndërkohë që shtoi se për të menaxhuar situatën do të shfrytëzohen anijet që prodhojnë energji që do të jenë të vendosura në Vlorë.

    I ftuar në një studio televizive, Verdho tha se “ndonëse situata është kritike, arrijmë të menaxhojnë me rezervën energjetike sa herë që çmimi është tepër i lartë në bursë”.

    Sipas tij, “3 javët e fundit nuk është blerë energji elektrike”.

    “Kriza ka 1 vit që ka filluar ende pa ardhur lufta, por sot po merr kupën e saj më të lartë. KESH ka kuotën më të mirë historike e menaxhuar në vite të thata. Qeveria shqiptare ka injektuar kapital në KESH për të pasur likuiditet të mjaftueshëm që të menaxhojë duke blerë në javët kur është e lirë energjia dhe duke mos blerë në javët kur ka reshje”, tha ai.

    Vedho shtoi se “deri tani shkon në 300 milionë euro importi i energjisë elektrike, por mund të kishte shkuar në 500 milionë euro”.

    “Në 20 ditët e marsit s’kemi blerë por kemi menaxhuar me rezervat tona. Kemi ecur me blerjen afatgjatë që nuk rezultoi e suksesshme në qershor dhe korrik, sepse çmimi i javës ishte më i ulët se i afatgjatës. Kështu blejmë javë pas jave. 3 javët e fundit nuk kemi blerë, sërish prej çmimit të lartë. E menaxhojmë situatën me rezervën energjetike me xhepin e buxhetit të shtetit”, tha Verdho.

    Ai informoi se anijet që prodhojnë energji janë në Mesdhe dhe nga data 9 deri me 15 shtator do të jenë në Shqipëri, Vlorë.

    “114 mega në orë, kjo është ndihma që na japin anijet. Kur ne ta kemi të nevojshme, kur nuk kemi shi, do të dalim. Ne studiojmë bursën çdo ditë. Anijet kanë frymëmarrje të madhe. Ne kemi 70% prodhim vendi, 30% import. Prodhimi i anijeve minimizon blerjet në import. Anijet janë me kosto afërsisht 200 euro/MGW”, tha Verdho.

    Ndërkohë sipas tij janë 45 mijë familje që harxhojnë mbi 800 kwH në muaj.

    Lajmi Paraprak

    Maqedoni, rriten shpenzimet për mjetet shkollore

    Lajmi i rradhës

    Mësim me improvizime dhe pa libra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë