Kështu dukej Vuçiq pasi shijoi ‘100 gota verë’, nuk mundi ta ndalonte as këshilltarja e tij – ‘kritikoi’ Ramën pse nuk piu asnjë

    Në Beograd është mbajtur një panair i verës, ku mikpritës i liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi ishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Dhe aty, gjatë kësaj ngjarjeje, Vuçiq nuk e ka “fshehur merakun e tij për këtë pije”, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

    Gjegjësisht, shikuesit mund të shihnin derisa ai “provonte” këtë pije disa herë, për më shumë se një orë dhe ku vetë presidenti u mburr se ai mund të “pijë shumë”.

    “Jo më,… kam pirë më shumë se 100 gota… por vij prapë të shtunën”, u mburr presidenti i Serbisë.

    Madje, në një moment, këshilltarja për media Suzana Vasiljeviq tentoi të merrte gotën nga duart e tij, por ai e rrëmbeu dhe vazhdoi të pinte.

    “Ajo ka frikë se kam pirë shumë”, tha presidenti serb kur mori gotën e tij, gjë që Suzana Vasiljeviq e vazhdoi me komentin se “nuk ka frikë, por se e pret kryeministri shqiptar”.

    Dhe në atë moment, Vuçiq shtoi: “Kryeministri shqiptar nuk është duke pirë asgjë!”. 

    Lajmi Paraprak

    Jabollçisht i Epërm, “Salla e sportit” që rrezikon fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Pse Xhokeri pëlqehet nga e djathta ekstreme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë