Kjo është lista e kandidatëve të Alternativës që do të garojë për Këshillin komunal të Tetovës

    Partia Alternativa ka publikuar listën e 31 kandidatëve për këshilltarë që do të garojnë në zgjedhjet për Këshillin komunal të Tetovës, të cilat do të mbahen më 20 gusht të këtij viti. Profili i kandidatëve të Alternativës është i ndryshëm dhe kandidatët janë të profesioneve të ndryshme. Bartës liste përsëri do të jetë Faton Selami, shkruan Nistori.

    Sipas Alternativës, këtë herë në listën e kandidatëve ka përfshirë më shumë gra se burra.

    “Si askush tjetër deri tani dhe si asnjë parti tjetër më parë dhe tash, Alternativa është partia që në listën e kandidatëve ka përfshirë më shumë gra se burra. Kështu jo vetëm që kemi dëshmuar barazi dhe respekt për gjininë, por kemi dëshmuar se dimë dhe mund të dalim përtej stereotipave të zakonshme të mjedisit tonë.” – shkruan Selami në Facebook.

    1. Faton Selami – Bartës liste
    2. Jusuf Abduli
    3. Merhal Ismaili
    4. Valdet Zulbeari
    5. Arita Nesimi
    6. Vullnet Kuçi
    7. Lindita Emini
    8. Xhanaj Memedi
    9. Eduard Hamzai
    10. Selma Shefiku
    11. Florie Ibraimi
    12. Fahtmi Halili
    13. Selda Aliji
    14. Ibrahim Alishahi
    15. Elita Aliu
    16. Burim Ajdini
    17. Fetie Imeri
    18. Elzana Emini
    19. Egzon Bakiu
    20. Flora Shaini
    21. Qitabie Aliu
    22. Anisa Beadini
    23. Burim Rama
    24. Azemije Azizi
    25. Argjent Halimi
    26. Murat Osmani
    27. Gonxhe Bekir
    28. Sami Ibraimi
    29. Idriz Abdulai
    30. Bjondina Ziberi
    31. Dritan Bexheti

    Përndryshe Alternativa në përbërjen e kaluar në këshill kishte vetëm një këshilltar dhe ishte në koalicion me Aleancën për Shqiptarët dhe së bashku kishin tre këshilltarë.

    Zgjedhjet për Këshillin komunal mbahen më 20 gusht 2022. Fushata zgjedhore do të fillojë më 31 korrik ora 00:00 dhe do të zgjat deri me 18 gusht ora 00:00. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët ankohen se nuk ka termine të lira për të nxjerrë pasaportë të re

    Lajmi i rradhës

    MASh ia merr kompetencat Bilall Kasamit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë