Koce Trajanov kandidat i mundshëm për Bashkinë e Shkupit

    Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hrisitjan Mickoski sot në konferencë për shtyp zbuloi se Koce Trajanovski është ndër emrat për kandidat të mundshëm në Bashkinë e Shkupit.

    Mickoski tha se shumë shpejt, deri në mes të këtij muajio, do të bëhen të ditura një pjesë e emrave të kandidatëve të VMRO DPMNE-së për zgjedhjet lokale. “Shumë shpejt do ta njoftojmë opinion për emrat e 15 kandidatëve. Presim që gjatë javës së ardhshme të kemi Komitet Ekzekutiv të partisë, të vërtetojmë edhe ndonjë emër, mund të jenë edhe më shumë se 15. Bëhet fjalë për emrat të reja, të njohur si banorë nga ku vinë dhe për herë të parë kandidojnë për funksion politik. Ndër emrat i cili matet në anketa është edhe Koce Trajanovski. Ka shumë kandidatë që mund të kenë sukses dhe fitues në duelin me Shilegovin, por ne dëshirojmë që fitorja të jetë më bindëse që tani”, tha Mickoski.

    Ai tha se pret fitore në 15 komunat ku tashmë janë zgjedhur kandidatët dhe se do të ketë mbështetje nga partitë tjera politike për në Bashkinë e Shkupit.

    Ndryshe, Trajanovski ka qenë në krye të Bashkisë së Shkupit, por në garën e vitit 2017 a pësoi disfatë kundër kandidatit nga LSDM, Petre Shilegov.

    Lajmi Paraprak

    Përdorimet e veçanta të Aloe Verës gjatë gjithë vitit

    Lajmi i rradhës

    Riker: SHBA do të sanksionojë personat e korruptuar në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë