SKANDALI NË GJINEKOLOGJINË NË TETOVË | Oda e mjekëve: Të respektohen të drejtat e pacientëve

    Kanë reaguar edhe nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut për rastin në spitalin e Tetovës.

    “Kërkesa për respektimin e të drejtave personale, nis nga respektimi i të drejtave të të tjerëve, në këtë rast të drejtat e pacientëve, për këtë, në afat sa më të shkurtër, organet e Odës do të thirren që të shqyrtojnë rastin dhe të ndërmarrin aktivitete dhe masa. Me kodin e deontologjisë mjekësore, mjekët obligohen që ta kryejnë profesionin me ndërgjegje dhe përgjegjësi, se do ta respektojnë dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e të sëmurëve dhe se do ta ruajnë besimin e tyre”, thuhet në reagimin e organizatës.

    Nga Oda e mjekëve thonë se si organizatë e pavarur dhe profesionale, e të gjithë mjekëve në vend, vazhdon të punojë në mbrojtjen dhe avancimin e profesionalitetit dhe detyrimeve etike dhe të drejtave të mjekëve, por me raport kritike ndaj gjithë atyre që e shembin dinjitetin, pasqyrën dhe integritetin profesionit, si veprimtari e interesit të posaçëm shoqëror. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    LSDM: Nuk ka dallim mes Mickoskit dhe Apasievit

    Lajmi i rradhës

    Kocevski: Ndryshimet e planifikuara të ligjit për marrëdhënie pune, janë në kundërshtim me Kartën Sociale Europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë