Koço Angjushev bëhet kryetar i Asociacionit energjetik

    Asociacioni energjetik i Maqedonisë së Veriut (AEMV) në seancën e mbajtur në hapësirat e Odës eonomike të Maqedonisë së Veriut, e zgjodhi profesorin e rregullt të Fakultetit makinerik, Koço Angjushev për kryetar të ri.

    “Asociacioni energjetik është trup i përhershëm punues i Këshillit drejtues të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut për shqyrtimin e çështjeve nga fusha e energjetikës. AEMV me veprimin e tij kontribuon në krijimin e kushteve për furnizim të qëndrueshëm me energji, vendosjen e marrëdhënieve transparente të tregut, inicimin dhe zbatimin e projekteve që synojnë rritjen e efikasitetit energjetik dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë. AEMV bashkëpunon me organizatat joqeveritare në fushën e energjetikës, institucionet shkencore, fakultetet dhe me ASHAM-in me qëllim të përmirësimit të fushës energjetike në vend”, kumtoi Oda ekonomike.

    Në seancë, e cila u mbajt sot në Odë, u diskutua edhe për situatën energjetike në vend dhe mënyrat për tejkalimin e saj. Në seancë morën pjesë aktorët kryesorë të sektorit energjetik në vend, të cilët iu referuan situatës aktuale energjetike dhe prezantuan pikëpamjet dhe projeksionet për zhvillimin e mëtejshëm të situatës.

    “Koço Angjushev, si biznesmen dhe njeri i shquar i cili ka përvojë 20 vjeçare në këtë fushë, në kushte të rritjes drastike të çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare, vazhdimisht dhe publikisht thekson se Maqedonia e Veriut, të merret me mungesën e energjisë. nga prodhimi personal (dhe ka kapacitet), duhet të ndjekë (dhe të fillojë të zbatojë atë që shkruhet në) Strategjinë e Energjisë (si dokument shtetëror), me plan afatmesëm dhe afatgjatë të parashikuara në të”, thuhet në kumtesë.

    Lajmi Paraprak

    “Boki 13” pretendon se ishte keqpërdorur nga ish-kryeministri Zaev

    Lajmi i rradhës

    Në tregun botëror rritet çmimi i naftës për gjashtë për qind

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë