“Boki 13” pretendon se ishte keqpërdorur nga ish-kryeministri Zaev

    I akuzuari Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, kërkon lirim nga akuza për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”.

    Ai thotë se Gjykata nuk ka vërtetuar se krimet janë kryer nga ai apo të pandekurit e tjerë. Boki 13 ishte në bankën e të akuzuarve për pastrim parash dhe mashtrim të biznesmenëve Siljan Micevski dhe Ardian Amzovski, për një shumë prej gati një milion eurosh. Në negociatat me ta nuk kanë marrë pjesë e pandehura, Hristina Blazhevska, por herë pas here Jasna Ercegoviq dhe ish-deputetja e LSDM-së Frosina Remenski. Megjithatë, Remenski, sipas Jovanovskit, nuk ka qenë e vetmja politikane e përfshirë. Edhe politikanë të tjerë ishin në dijeni se Resul Lloga dhe Ardian Amzovski nga “Dream Building” i kanë dhënë 350 mijë euro Boki 13, gjoja për ndërtimin e shtëpive të të moshuarve.

    “Ai është Zoran Zaev, Aleksandar Kiracovski dhe Stefan Bogoev. Aleksandar Kiracovski…
    – Për çfarë dëshmie e ke fjalën konkretisht Bojan? –
    Për këto 350.000 euro.
    – Nga çfarë provash dalin tre personat që i përmende?
    – Nga deklarata verbale e Ardian Amzovskit, kur thotë se, po të mos i kishte parë ata funksionarë, nuk do të më jepte asnjë lekë. Pikërisht nga ky. E përmend Siljanin, por tani jam për Ardianin. Pikërisht nga kjo dëshmi.
    – A janë përmendur me emër në deklaratën e Ardian Amzovskit?
    – Epo ata janë funksionarë, ja, po i përmend me emër.
    – Ata nuk dalin aty, pra kjo është mbrojtja juaj.“

    Boki 13 pretendonte se ishte keqpërdorur nga ish-kryeministri Zaev, dhe nuk ka pasur asnjëherë për qëllim të mashtronte kompanitë “Pelister” dhe “Drim Billding”.

    “Për sa i përket 350 000 eurove të përmendura, kemi pasur një pranim para kësaj gjykate se ka pasur vullnet të mirë nga ana ime për t’u kthyer paratë. Ajo u tha në seancën kryesore. Unë them se ato para të Ardian Amzovskit, edhe pse nuk janë marrë për projektin, por për qëllime të tjera, disa herë ia kam kthyer si kam mundur dhe janë kthyer mbi 350 mijë euro, pra janë kthyer gjithsej 360 mijë euro”, tha Bojan Jovanovski – Boki 13, i akuzuar.

    Me fjalën e sotme përmbyllëse të Boki 13 përfundoi edhe gjykimi i rastit “Lidhja Ndërkombëtare”. Aktvendimi do të shpallet më 7 prill. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët në RMV nuk kanë shpresë për ulje të çmimeve

    Lajmi i rradhës

    Koço Angjushev bëhet kryetar i Asociacionit energjetik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë