Për import në Gjermani, kompanitë duhet të plotësojnë standardet ekologjike

    Të gjitha kompanitë e Maqedonisë që importojnë në Gjermani, por edhe të gjitha kompanitë vendore që janë furnizues për investitor gjerman në vendin tonë, nga viti i ardhshëm duhet ta respektojnë Ligjin e ri që do të zbatohet në Gjermani. Bëhet fjalë për plotësimin e standardeve ekologjike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të punëtorëve. Ky do të jetë parakushti që të mund të punojnë me kompani gjermane. Bëhet fjalë për Ligjin për zinxhirin e furnizuesve që në Gjermani do të hyj në fuqi nga 1 janari. Parashihet që të gjitha kompanitë në Gjermani t’i respektojnë kushtet, në të kundërtën do të sanksionohen.

    “Krahas kujdesit për të drejtat e punëtorëve, kompanitë duhet të fokusohen edhe në agjendën e BE dhe Gjermanisë, bëhet fjalë për “Green deal” për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Nga 1 janari i vitit 2022, në Gjermani hyn në fuqi Ligji i furnizuesve, ku kompanitë që duan të eksportojnë në Gjermani dhe duan të jenë furnizues për kompani gjermane, duhet të plotësojnë disa standarde, siç është respektimi i të drejtave të njeriut, të drejtat e punëtorëve, mbrojtja e mjedisit jetësorë gjatë prodhimit”, deklaroi Patrik Martens- drejtor i Delegacionit të biznesit gjerman në Maqedoni./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Tetovës: Keqpërdorimet e udhëheqësisë së kaluar do të dërgohen në prokurori

    Lajmi i rradhës

    Arsovska mohon të ketë pasur marrëveshje me Aleancën dhe Alternativën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë