Kontesti RMV-Bullgari | Osmani: Nuk kemi zgjidhje për çështjet e hapura që do të ishte e pranueshme për të dyja vendet

    Ende nuk kemi zgjidhje për çështjet e hapura që do të ishte e pranueshme si për Bullgarinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut, deklaroi sot në Sofje ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, përcjell Nistori.

    Osmani ka konfirmuar se bisedimet janë në vazhdim dhe ka bërë thirrje që çështjet historike t’i lihen Komisionit Historik bilateral.

    “Ne kemi një përgjegjësi historike për të konsoliduar rajonin. Republika e Bullgarisë ka interes strategjik që rajoni të jetë stabil dhe evropian, tha Osmani, i cili sot në Sofje mori pjesë në Forumin Rajonal për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit (EU meets Balkans)).

    I pyetur nëse Maqedonia e Veriut do të insistojë në ndryshimet në Deklaratën Bullgare për heqjen e vetos së Sofjes për fillimin e negociatave me BE-në, Osmani theksoi se qëndrimi i Bullgarisë ndaj negociatave është i rëndësishëm për vendin.

    “Është e rëndësishme t’i rikthehemi kursit evropian dhe euroatlantik. Bullgaria e ka mbështetur procesin e zgjerimit që nga fillimi i anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian. Zgjerimi nuk është vetëm interesi ynë, por edhe interesi gjeostrategjik i gjithë BE-së”, tha Osmani.

    Lidhur me njoftimet se Shqipëria do të kërkojë ndarjen e rrugës evropiane Tiranë-Shkup, Osmani tha se deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama është cituar gabim, duke shtuar se ai ka thënë se do t’i pyes qytetarët dhe jo se Shqipëria ka vendosur të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia e Veriut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ku mbeti premtimi i BDI-së për rritjen e pagave në arsim?!

    Lajmi i rradhës

    Mënyra më e shpejtë për të rënë nga pesha

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë