Ku mbeti premtimi i BDI-së për rritjen e pagave në arsim?!

    Sipas Aleancës për Shqiptarët, Qeveria u soll e u mbështoll dhe përsëri erdhi në fjalët e ASh-së. Kësaj radhe, fatkeqësisht, nga inatet e Qeverisë pësuan nxënësit, njofton Nistori.

    “Gjatë debatit parlamentar për pagën minimale, grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët propozoi amendamente për rritje lineare të pagave në administratën shtetërore dhe publike, në përputhje me rritjen e pagës minimale. Pushteti aktual refuzoi amendamentet tona atëherë, bëri inate me ne, pastaj me sindikatën e arsimit dhe në fund pranoi marrëveshje për rritje të pagave në arsim për 12%, afërsisht nivelin e njëjtë që parashihej në propozimet e Aleancës për Shqiptarët. Çfarë fitoi Qeveria nga kjo zvarritje dhe këto inate? Fëmijët humbën dy javë nga procesi arsimor, arsimtarët u torturuan dhe shpesh herë edhe u anatemuan nga Qeveria. I bëjmë thirrje Qeverisë që të mos ngul këmbë në mosdije dhe inate politike, por të dëgjojë dhe pranojë propozimet konstruktive dhe të dobishme për qytetarët në të ardhmen.”, thonë nga Aleanca.

    ASh pyet BDI-në dhe Ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri, ku mbeti premtimi i tyre se në 100 ditëshin e parë, pagat në arsim do të rriten në 600 euro? /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Punimet në “Strasho Pinxhur”, do të priten edhe drunjtë që kanë mbetur

    Lajmi i rradhës

    Kontesti RMV-Bullgari | Osmani: Nuk kemi zgjidhje për çështjet e hapura që do të ishte e pranueshme për të dyja vendet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë