Konventa e Bernës i kërkon Maqedonisë së Veriut të mos lejojë ndërtimin e hidrocentraleve të reja

    Fotografia: Emir H

    Të anulohen të gjitha hidrocentralet e miratuara dhe të planifikuara në zonat e mbrojtura në vend, por edhe ato jashtë, të cilat mund të prekin zonat e mbrojtura, është një nga rekomandimet që i janë dorëzuar qeverisë së Maqedonisë së Veriut para fundit të vitit të kaluar nga Komiteti i Konventës së Bernës, shkruan Meta, përcjell Nistori.

    Në veçanti, rekomandimi vlen për të gjitha objektet energjetike që kanë marrë koncesione, por ende nuk janë ndërtuar, për të cilat qeveria pritet të ndërpresë kontratat. Rekomandimi vjen disa vite pasi ndërtimi i hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Mavrovës u bë objekt i vëmendjes në Konventën e Bernës për mbrojtjen e kafshëve të egra dhe habitateve me rëndësi europiane. Në vitin 2013, organizata e shoqërisë civile “Eko-ndërgjegjja” dorëzoi një ankesë deri te Konventa, me frikën se ndërtimi i këtyre hidroprojekteve do të shkatërronte parkun.

    Sesi do t’i përmbahet kërkesave të Konventës së Bernës, nuk kemi marrë qëndrim nga Qeveria e Maqedonisë, nga ku jemi drejtuar për përgjigje në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Mjedisor. Në këtë institucion, përsëri, thonë se nuk ka një përgjigje të përgjithshme që do të mbulojë të gjitha rastet, veçanërisht koncesionet tashmë të dhëna, ndaj dhe do të shqyrtohen një nga një.

    “Përgjithësisht, koncesionet aktuale që ndodhen në zonat e mbrojtura të përmendura janë dhënë në periudhën para vitit 2015 dhe duhet të respektohen marrëveshjet e nënshkruara. Nuk mund të merret një qëndrim i përgjithshëm. Çdo rast duhet të shqyrtohet në veçanti dhe Qeveria të mbajë qëndrim dhe sigurisht do të merret parasysh edhe lokacioni ku ndodhen objektet me koncesion”, thonë nga Ministria.

    Ata bëjnë të ditur se në Parkun Kombëtar “Galiçica” nuk ka koncesione të reja për të cilat nuk ka filluar ndërtimi, për disa nga hidrocentralet e vegjël që ndodhen në zonën e sapo deklaruar të mbrojtur të Malit Sharr, po negociohen për tërheqjen e koncesionarëve. Marrëveshjet e vjetra, përsëri, nga Parku Nacional “Mavrovë” që datojnë nga viti 2015 do të shqyrtohen veçmas.

    Nga “Ekon dërgjegjja” është decide se Qeveria duhet të respektojë rekomandimet. Ana Çoloviq-Leshoska thotë se ekzistojnë dy dy nivele në rekomandim që kërkon Qeveria të anulojë koncesionet që tashmë i ka dhënë, si dhe të ndalojë dhënien e të rejave. Vendimi vlen për të gjitha zonat e mbrojtura sipas ligjit të brendshëm, por edhe për të gjithë rrjetin Emerald dhe Natura 2000 e ardhshme dhe përfshin hidrocentrale të vogla, të mesme dhe të mëdha.

    Rekomandimi i fundit për anulimin e hidrocentraleve nga Konventa e Bernës përfshin edhe të gjitha zonat jashtë zonave të mbrojtura, ku ndërtimi i objekteve energjetike mund të prekë zonat e mbrojtura.

    “Nëse një lum nxirret jashtë zonës së mbrojtur dhe e than lumin ose i bën dëme të tjera biodiversitetit dhe natyrës që do të ndikojë në zonën e mbrojtur, atëherë rekomandimi është që të mos ndërtohet ai objekt. Me një fjalë, Konventa rekomandon që hidrocentralet të jenë të disponueshme vetëm jashtë zonave të mbrojtura, në vende ku ato nuk do të prekin zonat e mbrojtura”, tha Çoloviq-Leshoska, përcjell Nistori.

    Rekomandimet e Konventës së Bernës janë të një rëndësie politike për shtetet nënshkruese dhe ofrojnë udhëzime për veprim. Kjo do të thotë se është e nevojshme që shtetet të përgjigjen me ndryshime në politikat, ligjet dhe praktikat e tyre në mënyrë që të jenë në përputhje me to.

    “Me ratifikimin e Konventës, vendi e pranoi atë si pjesë të legjislacionit të tij dhe u angazhua të respektojë rekomandimet. Nuk ka dënime, por ne e dimë se Këshilli i Europës punon shumë ngushtë me Konventën e Bernës, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendet kandidate. Ka mjete politike në dispozicion të tyre dhe vendi, nëse i shpërfill rekomandimet, mund të përballet me një përfundim negativ në raportet europiane në të ardhmen e afërt,” tha Coloviç-Lesoska.

    Konventa e Bernës bën rekomandime një herë në vit, por progresi në të gjitha rastet që kanë hapur kontrollohet çdo tre muaj. Në atë periudhë është kërkuar raport edhe nga Qeveria edhe nga aplikuesit, të cilët në këtë rast janë dy organizatat tona, “Eko ndërgjegjja” dhe “Front 21/42”. Misioni i tyre qëndroi me ne në maj të vitit të kaluar dhe bëri një hulumtim të plotë. Rekomandimet e fundit janë nxjerrë nga raporti i saj.

    “Të 13 rekomandimet e miratuara pas Kuvendit të kaluar, të cilat përveç hidrocentraleve i referoheshin edhe Parkut Nacional ‘Mavrovë’, rrjetit të zonave Emerald, Liqenit të Ohrit dhe Parkun Nacional ‘Galiçica’, janë rezultat i faktit se nga Konventa nuk shohin përparim thelbësor në vend. Prandaj, ata vendosën të zgjerojnë fushën e hulumtimit jashtë Parkut Nacional “Mavrovë”, gjë që rezultoi me rekomandimet e fundit”, tha Çoloviq-Leshoska.

    Ministria bën me dije se aktualisht nuk ka plane për dhënien e koncesioneve të reja për përdorimin e ujit për prodhim të energjisë elektrike nga hidrocentralet e vogla. Ata theksojnë se kanë parasysh rekomandimet e konventave që kanë nënshkruar, si dhe legjislacionin kombëtar.

    Nga aty sqarojnë se deri më tani në procedurat për dhënien e lejes së përdorimit të ujit, detyrimisht merren parasysh vendimet për miratimin e raporteve, përkatësisht studimet për vlerësimin e ndikimit në mjedis, si dhe mendimet e njësive të vetëqeverisjes lokale, institucioneve kombëtare dhe subjekteve juridike që menaxhojnë zonat e mbrojtura, nga të cilat varet rezultati i procedurës.

    “Në procedurën për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike, gjendjen hidrologjike të rrjedhave ujore, nevojat për ujë për qëllime të tjera me prioritet më të lartë, mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës dhe në planifikimin e tyre udhëhiqemi nga përcaktimet e “Strategjia energjetike sipas së cilës do të vlerësohet me kujdes ndërtimi i hidrocentraleve të rinj të vegjël për të shmangur rrezikun e ndikimit joproporcional në mjedis në krahasim me energjinë elektrike të prodhuar”, tha Ministria. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse fëmijët e tu zihen kaq shumë dhe ç’mund të bësh ti në këtë rast?

    Lajmi i rradhës

    Tragjedia në Bullgari | I merret licenca agjencionit “Besa Trans”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë