Korridori që e shndërron Ballkanin në udhëkryqin kryesor

    Në dekadat e fundit të gjithë fqinjë t e Maqedonisë kanë ndërtuar rrugë moderne dhe infrastrukturë përkatëse rrugore. Për dallim prej tyre si shtet kemi mbetur mbrapa rajonit apo shteteve ballkanike duke mos përfunduar as korridorin tetë në nivel të autostradave, ndërsa edhe pjesa tjetër e korridorit tetë ka mungesa zgjidhjesh si autostradë në drejtimin Shkup-kufiri me Bullgarinë. Vonesa ka pasur edhe në rrumbullakimin e autostradave në korridorin dhjetë apo në aksin rrugor Kumanovë -Shkup-Gjevgjeli.

    Në ndërkohë akoma po presim që të ndërtohen autostradat moderne që do të lidhin Maqedoninë me Shqipërinë dhe Bullgarinë. Në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit 2024 sipas premtimeve të autoriteteve vendore pas dhjetë vitesh, ndërtimi pritet që më në fund të lëshohet në përdorim autostrada Kërçovë-Ohër. Realizimin e saj në terren nga fillimi e përcjellin probleme dhe pengesa të shumta si projektimi jo adekuat, punimet shtesë që kanë dalë me projektimin e serishëm të kë saj traseje, si dhe procesi gjyqësor që udhë hiqet për keq përdorimet e pretenduara gjatë planifikimit dhe ndërtimit të saj.

    Nga ana tjetër, edhe ndërtimi i pjesës tjetër të korridorit tetë nga Gostivari deri në Bukojçani afër Kërçovës, zgjerimi i aksit Tetovë – Gostivar dhe ndërtimi në nivel autostrade i rrugës Prilep-Manastir dhe Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë, po shkakton përplasje të mëdha në opinion. Partia opozitare VMRO-DMPNE pretendon për parregullsi në planifikimin dhe realizimin e saj.

    Për tridhjetë e dy vjet ende po flitet se a duhet të ndërtohen autostrada në vend apo jo, thotë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski.

    Sipas tij, për këtë model ndërtimor është biseduar me profesorët e Fakultetit të Ndërtimtarisë, që kanë theksuar se ky model, padyshim do të japë progres dhe rezultate më të mira në punë.

    “Sa i përket Korridorit 8, ne kemi devijime serioze nga aksi rrugor i autostradës në pjesën perëndimore të vendit ku jemi angazhuar si shtet që dy korridoret kryesore panevropiane t’i sjellim në një nivel sigurie më të madhe, në niveli zgjidhjeje të autostradave, ku do të kemi sukses që ta kthejmë vendin nga një rreth rrotullim në Ballkan në një udhëkryq. Nëse dëshirojmë që më shpejt të realizojmë kë të projekt , nevojitet që ai të realizohet me modelin e projektimit dhe ndërtimit. Kjo nënkupton kompania që do të jetë kontraktuese në terren ka obligim që të projektojë dhe të ndërtojë në mënyrë paralele”, thotë Boçvarski duke shtuar se sipas kontratës, ligjit dhe programit të sjellë nga Qeveria, kontraktuesi pas fillimit të zbatimit të kontratës fillon me të gjitha procedurat e projektimit dhe pasi të ketë përfunduar projektimi i shpronësimit të seksioneve të caktuara do të fillojë hulumtimi në terren, sepse ato hulumtime janë kyçe në mënyrë që kur të realizohet projektimi, ai të realizohet më mënyrë të drejtë, dhe të mos ketë problemet gjatë ndërtimit.

    Ministri Boçvarski më tej shton se Ligji për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d, ka dy vite që është shpallur në mënyrë publike. Të gjithë kanë akses në internet për të hapur, rishikuar dhe lexuar ligjin që ka kaluar në Kuvend dhe ka një program për financimin e infrastrukturës rrugore për projektin e Korridorit 8 dhe 10D që është miratuar nga qeveria, dhe është shpallur në Gazetën Zyrtare.

    Ky është një projekt që duhet të lërë gjurmë dhe shenja për qytetarët dhe për vendin. Gjithashtu ky është një projekt jo i Qeverisë, jo i një apo dy-tri partive dhe koalicioneve politike, por ky është një projekt për të gjithë qytetarët.

    Ndryshe, të gjitha akset rrugore të korridorit tetë nga ana e kompanisë Behtel Enka pritet të përfundohen për më pak se gjashtë vite, apo për pese vite dhe nëntë muaj. Apo me fjalë tjera në se nuk ka zhagitje, vonesa dhe obstruksione në Kuvend, korridoret do të përfundohen deri në fillim të vitit 2029. /koha/

    Lajmi Paraprak

    SI DËSHTUAN KOMUNAT NË RMV GJATË PANDEMISË!

    Lajmi i rradhës

    RMV, rritja historike e çmimeve ushqimore nuk do të ndalet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë