SI DËSHTUAN KOMUNAT NË RMV GJATË PANDEMISË!

    Revizioni mbi suksesin me temë “Të hyrat vetanake të komunave dhe ofrimi i shërbimeve cilësore për qytetarët gjatë pandemisë”, ka treguar se për dallim nga viti 2019, në vitin 2020 është shënuar rënie prej 15.2% e të hyrave vetanake të komunave. Sipas këtij revizioni as shuma prej 8.000 denarë për kokë banori nuk është e mjaftueshme për krijimin e politikave efikase në nivel lokal, dhe as për zbatimin efikas të tyre për sigurimin e cilësisë mbi shërbimet e qytetarëve, e aq më tepër që 1/3 e tyre shfrytëzohet për nevojat e organeve komunale.

    Revizorët vunë re mungesën e një planifikimi strategjik mbi reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë me prioritete të përcaktuara qartë dhe qëllime strategjike në nivel kombëtar nga ku dalin masat afatshkurtra, afatmesme, dhe afatgjata. Institucionet përgjegjëse, treguesit e vendosur për matjen e efekteve nga zbatimi, si dhe jo zbatimi i procesit të decentralizimit në fushën e shëndetësisë, roli i komunave në sistemin e krijuar për përballje me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, janë arsyet që komunat nuk mund të marrin masa të shpejta dhe të pavarura për të ndihmuar dhe mbrojtur popullatën në kushte pandemie.

    Respektimi i parimeve të pjesëmarrjes dhe transparencës nuk respektohet as në procesin buxhetor gjë që nuk paraqet bazë solide për miratimin e një buxheti civil në të cilin do të përfshiheshin interesat dhe nevojat e palëve të interesuara. Vetëm 5% e qytetarëve janë konsultuar nga ana e komunave të tyre gjatë përgatitjes buxhetore dhe programeve komunale, ndërsa 39% mendojnë se buxheti komunal nuk përfshin nevojat e banorëve të komunës. Ribalanci i pa-ekzekutuar dhe i parakohshëm i buxheteve apo përshtatja e shpenzimeve në bazë të hyrave të cilat në vitin 2020 janë në masën e 70% të planifikuar, rezultojnë me një rritje prej 7% të peshës së detyrimeve në të hyrat vetjake në krahasim me vitin paraprak. Rritja e detyrimeve si dhe rritja e shpejtë nga huamarrja me 85% në kushte të një krize shëndetësore dhe ekonomike nuk japin një raport përfundimtar mbi revizionin e suksesit. Më pak të hyra nga ajo që ishin planifikuar kufizojnë mundësinë e komunave në ofrimin e shërbimeve adekuate për qytetarët. Programimet joadekuate ekonomike të buxheteve për të marrë përsipër aktivitete shtesë për plotësimin e nevojave të qytetarëve të cilat në periudhë pandemie më së shumti janë në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes sociale, rezulton që perceptimi i qytetarëve për shërbimet komunale të jetë me notë mesatare prej 2.7%.

    Komunat nuk kanë ndërmarrë aktivitete për rimëkëmbje pas krizës, në drejtim të tejkalimit të pasojave shëndetësore, dhe socio-ekonomike, gjë që tregon se ka mungesë të vizionit për rimëkëmbje por edhe të masave për përshtatjen e ndërtimit të qëndrueshëm të komunave, të cilat në kushte të krizës së zgjatur shëndetësore dhe ekonomike duhet të sigurojnë një mjedis të qëndrueshëm për investime dhe zhvillim ekonomik. Me qëllim rritjen e efikasitetit në realizimin e të hyrave vetanake të komunave dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët, revizorët dhanë rekomandime për ndërmarrje të aktiviteteve për miratimin e akteve normative dhe strategjike për menaxhimin e integruar të krizave, mbrojtjen dhe shpëtimin, rishqyrtimin territorial të shtetit në nivel vendor, modelin e decentralizimit dhe kompetencave të komunave duke rritur transparencën në procesin buxhetor, si dhe miratimin e rimëkëmbjes pas krizës.

    Ministri i Vetëqeverisjes lokale ka dorëzuar njoftim në bazë të draft raportit të revizionit të autorizuar shtetëror. E njëjta është konsideruar dhe vërtetuar se është raport për aktivitetet e nisura në funksion të rekomandimeve të dhëna mbi zhvillimin e sistemit për vetëqeverisje lokale. Revizioni i suksesit është kryer në përputhje me programin vjetor të punës së Revizionit Shtetëror për vitin 2021-2022, i realizuar në kuadër të aktiviteteve të TFMA-EUROSAI-t, grupi punues për revizionin e komunave, si revizor bashkëpunues në të cilin përveç koordinatorëve nga ESHR i Maqedonisë së Veriut, marrin pjesë edhe koordinator nga Institucione Supreme të Revizionit të Shqipërisë, Malit të Zi, Rumanisë, Sllovakisë, Polonisë, Turqisë. Me aplikimin e duhur të teknikave të revizionit janë mbuluar 80 njësi të vetëqeverisjes lokale ndërsa të dhënat janë siguruar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Ministria e Financave, Qendra për Menaxhim me Kriza, dhe Instituti për Shëndet Publik. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Të rinjtë dibran të interesuar për punë në bregdetin shqiptar

    Lajmi i rradhës

    Korridori që e shndërron Ballkanin në udhëkryqin kryesor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë