Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut, më i frikshëm se varfëria

    Korrupsioni është problemi më i madh për qytetarët, për dallim nga vitet e kaluara kur në tri vendet e para renditeshin çështjet ekzistenciale (papunësia, varfëria dhe të ardhurat e ulëta) ose paqëndrueshmëria politike.

    Sipas hulumtimit të fundit për vlerësimin e korrupsionit të kryer nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, gjithsej 80 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë se dëshira për pasurim të shpejtë personal të atyre që ushtrojnë pushtetin, ndikon në përhapjen e gjerë të korrupsionit.

    Gjithashtu, një faktor i rëndësishëm është mungesa e kontrollit të rreptë administrativ të korrupsionit, moszbatimi i ligjeve dhe mbrojtja e pamjaftueshme e personave që raportojnë korrupsionin. Edhe pse rreth një e treta e qytetarëve (33.7 për qind) ishin të ekspozuar ndaj presionit korruptues dhe 32.9 për qind ishin të përfshirë në korrupsion, korrupsioni mbetet i pandëshkuar. Gjithashtu, në vitin 2020 janë dënuar gjithsej 82 persona për shpërdorim detyre apo ryshfet, pra shkalla e efikasitetit të institucioneve është 0.015 për qind, thuhet në raportin e QMBN.

    Sa i përket nënshtrueshmërisë ndaj ryshfetit, sipas anketës, një numër i vogël i qytetarëve (4 për qind) thanë se do të paguanin dhe 17 për qind do të paguanin nëse kishin mundësi. Në të kundërt, 45 për qind nuk do të paguanin në asnjë rrethanë, ndërsa 31 për qind nuk do të paguanin nëse do të kishte një mënyrë tjetër për të zgjidhur problemin.

    Një inkurajimi i vogël nga raporti del lidhur me pranueshmërinë dhe papranueshmërinë së korrupsionit që është shumë inkurajues. Pra, me raportin e pranimit dhe atyre që nuk pranojnë fare asnjë formë korrupsioni. Nëse merren parasysh llojet e ndryshme të praktikave korruptuese, raporti është 63 për qind e atyre që nuk do të pranonin, kundrejt 37 për qind të atyre që nuk do të pranonin një sjellje të tillë. Ky raport është përmirësuar në raport me dy sondazhet e fundit kur raportet ishin 59 me 41 për qind dhe 50 me 50 për qind.

    Megjithatë, qytetarët nuk janë optimistë për uljen e korrupsionit. Pothuajse tre të katërtat besojnë se ka një probabilitet ose gjasa të larta për presion korruptues edhe në të ardhmen. Qytetarët i njohin gjykatësit, ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive dhe prokurorët si më të korruptuarit. Sipas tyre, pothuajse të gjithë ose shumica janë të përfshirë në korrupsion dhe shifrat variojnë nga 73 për qind te prokurorët deri në 80 për qind te gjykatësit.

    Këto shifra të sondazhit si trend ndiqen edhe nga institucionet, kështu që në shkallën nga një deri në pesë, ku një do të thotë fare pa korrupsion dhe pesë do të thotë përhapje e korrupsionit në nivelin më të lartë, 75 për qind e qytetarëve kanë dhënë notat më të larta (katër dhe pesë), për përhapjen e korrupsionit në gjykata, 71 për qind për përhapjen e korrupsionit në prokurori dhe mbi 66 për qind besojnë se korrupsioni është i përhapur në Qeveri dhe Dogana.

    Sa i përket besimit te institucionet antikorrupsion, ai arrin afër një të tretat e të anketuarve si i plotë apo i pjesshëm. Pra, gati 33 për qind e qytetarëve kanë besim të plotë ose të pjesshëm në përballjen me korrupsionin në Qeveri, 30 për qind në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në vendin e tretë është Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me rreth 24 për qind. Besimi në këto institucione është ulur ndjeshëm krahasuar me vitin 2019 (36.4 për qind në Qeveri, 39.6 për qind në Ministrinë e Brendshme) dhe 2018 (48.6 për qind në Qeveri, 50.3 për qind në Ministrinë e Brendshme). Besimi në gjykata është rreth 22 për qind dhe në prokurori rreth 23 për qind. Korrupsioni bile është edhe një nga faktorët kryesor pse të rinjtë dëshirojnë të ikin nga vendlindja.

    90 për qind e të rinjve në vend dëshirojnë të emigrojnë, ku një nga faktorët që nxit emigracionin është korrupsioni, tregon hulumtimi i Institutit për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike, në kuadër të projektit evropian ”Çfarë duan të rinjtë – Profesionet e së ardhmes kërkojnë “dije dhe aftësi sot”. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Rëndohet gjendja e qytetarëve në RMV – edhe varfëri, edhe padrejtësi

    Lajmi i rradhës

    Diktaturën e rrëzuam, tani të rrëzojmë kllounin e saj…

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë