Korrupsioni në zgjedhje | U kapën me para dhe fleta votimi në makinë tre ditë para zgjedhjeve

    SPAK ka përfunduar hetimet paraprake për Denis Xholin dhe Albjon Çekun, të cilët akuzohen për blerje votash gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.

    Dosja është dërguar për gjykim në GJKKO, ndërsa kujtojmë se të rinjtë u kapën me vlera monetare nga qytetarët në Dibër dhe akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

    Ata u kapën me vlera monetare nga qytetarët në Dibër, konkretisht nga Kandidati i PD, Luan Haka dhe mbështetësit e PD më 22 prill, të cilët thirrën policinë.

    Efektivët sekuestruan automjetin me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ku u gjet një shumë rreth 500 mijë lekë, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.

    Drejtuesi politik i PD në Dibër, Xhelal Mziu pretendoi atëherë se paratë po shpërndaheshin për të siguruar vota për kandidatin e PS, Melaim Damzi.

    Kjo deklaratë u përgënjeshtrua më vonë nga Shtabi Elektoral i PS Dibër.

    SPAK thotë se nga hetimet Denis Xholi në bashkëpunim me Albjon Çekun, kanë shpërndarë në Njësinë Administrative Maqellarë shuma monetare tek persona të tjerë, me qëllim përcaktimin e mënyrës së votimit të zgjedhësve, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

    Sipas SPAK, Denis Xholi ka ushtruar funksionin e përgjegjësit të zyrës juridike në Bashkinë Bulqizë, në kundërshtim me parashikimet e nenit 91 të Kodit Zgjedhor, gjatë orarit të punës është vënë në mbështetje të kandidatëve për deputetë dhe të subjekteve zgjedhore. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    UEFA ndëshkon rëndë Anglinë për incidentet me tifozë në finalen e EURO 2020 ndaj Italisë

    Lajmi i rradhës

    Kush ishte Prefekti i parë i Prishtinës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë