Kosova e 42-ta në Olimpiadë, la prapa shtete të mëdha

    Falë dy medaljeve të arta, vendi ynë la pas vetes shtete të fuqishme që i kishin nga mbi 100 sportistë në Tokio.

    Kosova e mbylli të dielën eksperiencën e saj të mrekullueshme në “Tokyo 2020”. Sportisti i vetëm i mbetur në Japoni, Egzon Shala parakaloi në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike, shkruan Gazeta Express.

    Vendi ynë u përfaqësua në Olimpiadë me 11 garues dhe u tregua jashtëzakonisht i suksesshëm. Kosova i fitoi dy medalje të arta falë xhudisteve Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

    Falë dy medaljeve të arta, vendi ynë la pas vetes shtete të fuqishme që i kishin nga mbi 100 sportistë në Tokio

    Kosova e mbylli të dielën eksperiencën e saj të mrekullueshme në “Tokyo 2020”. Sportisti i vetëm i mbetur në Japoni, Egzon Shala parakaloi në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike.

    Vendi ynë u përfaqësua në Olimpiadë me 11 garues dhe u tregua jashtëzakonisht i suksesshëm. Kosova i fitoi dy medalje të arta falë xhudisteve Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

    Gjithashtu, i pati edhe dy vende të shtata me xhudistin Akil Gjakova dhe mundësin Egzon Shala. Me këtë rast, Kosova e mbylli aventurën e saj në Tokio në vendin e 42-të në renditjen e shteteve me medalje olimpike.

    Vendi ynë me këtë rast la pas vetes shtete të fuqishme që i kishim edhe mbi 100 sportistë në “Tokyo 2020”. Kjo ishte hera e dytë që Kosova merr pjesë në Olimpiadë, pas asaj të Rios në vitin 2016. Në Brazil medalje të artë kishte fituar Majlinda Kelmendi.

    E tash, Kosova në llogarinë e saj i ka tri medalje të arta. Lojërat e ardhshme Olimpike do të mbahen në vitin 2024 në Paris të Francës. Edhe aty, “Dardanët” synojnë të shkëlqejnë dhe të fitojnë medalje.

    Lajmi Paraprak

    Institucionet vazhdojnë të blejnë vetura të reja në vend të automjeteve kundër zjarreve

    Lajmi i rradhës

    Nga 16 gushti, kush nuk është i vaksinuar nuk mund të ulet në kafene

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë