Nga 16 gushti, kush nuk është i vaksinuar nuk mund të ulet në kafene

    Duke filluar nga 16 gushti nuk do të kesh mundësi të ulesh për kafe apo drekë nëse nuk je vaksinuar. Selektimi i klienteles nëpër objektet gastronomike është një nga masat e qeverisë që të stimuloj imunizimin e popullsisë por edhe të ruaj përhapjen e variantit delta të virusit korona. Në çdo kafene apo restorant do të ketë person për mbajtjen e rendit që do të kontrollojë mysafirët për certifikata të vaksinimit kundër Covid-19, ndërsa objektet me kapacitete nën 30 persona nuk do të jenë të obliguar të kenë të angazhuar persona për mbajtjen e rendit, këtë e njoftoi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai tha se aktualisht do të ndërpritet tërësisht aktiviteti i këtyre objekteve në hapësira të brendshme.

     “Personi përgjegjës për vendosjen e rendit nuk do të shkojë të kërkojë certifikatë por gjatë hyrjes në objektet gastronomike, shërbimet për vendosjen e rendit të caktuar nga ana e pronarëve dhe menaxhuesit, duhet të tregojnë vërtetim ose certifikatë për vaksinim. Sigurisht që Inspektorati I tregut, në përputhje me kompetencat do të kontrollojë të gjitha objektet gastronomike nëse respektojnë masat- deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër I Ekonomisë.

    Ndërkaq Këshilli inspektoral sot mori direktivat e qeverisë se si duhet të zbatojnë protokollet e reja në objektet gastronomike dhe hotelerie që nga 16 gushti. Nga Inspektorati shtetëror i tregut thonë se gjatë sezonit të ahengjeve familjare kanë intensifikuar kontrollet në terren, por nuk kanë shqiptuar asnjë gjobë. Ushtruesja e detyrës së kreut të këtij institucioni thonë se lokalet tani duhet që të mbajnë rendin përmes personave të tyre pritës në mënyrë që inspektorët të identifikojnë më lehtë shkelësit e masave.

    “Ajo që duhet ta precizojmë këtyre ditëve është se në cilën mënyrë ne do të kontrollojmë mos respektimin e masave nga pritësit e objekteve. Angazhimi i shërbimit të privatit për të mbajtur rendin është në protokollet e reja, por gastronomet kanë pasur edhe më parë menaxherë të tillë. Për momentin nuk mund t’ju them por gjithçka që është sipas ligjit do të zbatohet nga inspektorët, nëse do të ketë shkelje do të merren masat përkatëse.”- pohoi Aneta Simeska Dimovska, U.D. Drejtoresh e Inspektoratit të Tregut.

    Qeveria miratoi masa të reja në fundjavë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, i cili do të hyjë në fuqi nga e hëna e ardhshme. Masat, ndër të tjera, parashikojnë ndalimin e plotë të të gjitha llojeve të eventeve dhe funksionimin e objekteve të hotelierisë së brendshme dhe certifikatën e detyrueshme të vaksinimit, të paktën me dozën e parë, në hyrje të një ngjarjeje ose objekti me më shumë se 30 persona të pranishëm jashtë. Masa të tilla janë duke u zbatuar edhe në Danimarkë, Austri, Hungari, Greqi, Itali, Francë dhe SHBA./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kosova e 42-ta në Olimpiadë, la prapa shtete të mëdha

    Lajmi i rradhës

    Kodi zgjedhor në pushime bashkë me deputetët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë