Kosovë, opozita bojkoton mbledhjen e kryesisë

    Mimoza Kusari Lila, ka kërkuar që shqyrtimi i kërkesës së 41 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje(LVV) për Themelimin e Komisionit Hetimor për Energjinë të shqyrtohet në një seancë tjetër.

    Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në të cilën munguan deputetët e opozitës, ka thënë se shpreson që të kenë dakordim me deputetët e opozitës pasi arsyeja e bojkotit është pikërisht kërkesa për këtë komision.

    Ajo po ashtu tregoi se seanca e re plenare do të mbahet të enjten, më 5 maj në orën 10:00.

    “Seanca e re plenare do të mbahet ditën e enjte të javës që vjen në orën 10:00. Në agjendën e seancës do të kemi gjithashtu votimin e dy kandidatë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, shqyrtimin e dytë të projektligjit për mbrojtjen e konkurrencës, debat parlamentar për punën e qeverisë, etj. Gjithashtu në mbledhje u shqyrtua dhe kërkesa me nënshkrimin e 41 deputetëve të LVV për Themelimin e Komisionit Hetimor për Energjinë. Kërkova që të shtyhet shqyrtimi i saj për një seancë tjetër, në të cilën shpresoj që të kemi dakordim me partitë e opozitës, për të cilën është tema që ka bërë që opozita mos të jetë prezent në mbledhjen e komisionit”, ka thënë Kusari – Lila.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë duhet të dini patjetër për qumështin formulë për bebet

    Lajmi i rradhës

    Shqipëri, rriten sërish çmimet e karburanteve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë