100 mijë aplikime për vizë gjermane | Në Kosovë vijon emigrimi masiv, të rinjtë kërkojnë punë në perëndim

    Qytetarët e Kosovës për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, si zgjidhje po e shohin largimin nga vendi.

    Një mënyrë më e lehtë aktualisht për ta është sigurimi i një vize pune për në Gjermani. Në mesin e këtyre qytetarëve është edhe Bekim Karaxha, që nga Kosova u largua rreth gjashtë muaj më parë.

    Bekim Karaxha: Kushtet jo aq të mirë, rroga jo aq e mirë dhe jam larguar për një të ardhme më të mirë për fëmijët.

    Karaxha këtë të martë pranë Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë po dërgon dokumentet e aplikimit për nipin e tij.

    Bekim Karaxha: Ai shkollimin e kryen këtu edhe kurgjo e prap duhet të punojë kamerier ose shofer.

    Sipas të dhënave të Ambasadës Gjermane për dy muajt e fundit janë rreth 100 mijë qytetarë që kanë aplikuar për rezervimin e një termini për aplikim për vizë pune.

    Largimi në masë i fuqisë punëtore ka lënë sektorin e ndërtimtarisë me mungesa.

    Faton Hoxha: Ne si ndërtues duhet të bëjmë zgjidhje. Janë duke ardhë prej Shqipërisë këtu me punu.

    Qytetarët po shfrytëzojnë edhe trajnimet për aftësim profesional nga Agjencia e Punësimit që të përgatiten për tregun ndërkombëtar.

    Shpetim Kalludra: Vitin e kaluar kemi pas 3150 persona që janë pajisë me certifikata, thjeshtë e kanë marrë një profesion. Këto certifikata ju shërbejnë jo vetëm në tregun vendor por edhe ndërkombëtar.

    Deri në fund të vitit 2021 në Agjencinë e Punësimit si të papunë janë regjistruar 82 mijë qytetarë. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    “Pyetësori Rama”, ose publiku si tribù

    Lajmi i rradhës

    Këta politikanë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë