Erdogan: Turqia e përkrah anëtarësimin e Kosovës në NATO

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një konferencë për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vendi i tij e përkrah hyrjen e Kosovës në NATO.

    “Turqia si vend i rëndësishëm i NATO-s nuk shikon asnjë gjë që nuk shkon për sa i përket anëtarësimit të Kosovës këtu. Për ta mbështetur procesin e anëtarësimit në NATO s’kemi nevojë për të marrë leje nga askush. Ne i kemi ndërmarrë hapat tonë. Ashtu siç ndërmorën në rastin e njohjes, ashtu do të bëjmë edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovë në NATO”, tha presidenti turk, transmeton Telegrafi.

    Erdogan thotë se Turqia ka qenë vendi i dytë, pas Amerikës, që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    Ai thotë se Turqia ka kontribuar mjaft shumë në këtë proces dhe ende vazhdon të lobojë për të siguruar sa më shumë njohje për Kosovën.

    “Siç e dini, sa i përket çështjes së njohjeve për Kosovën hapi i parë u hodh nga ShBA-ja që ishte shteti i parë që e njohu. Unë atëherë isha kryeministër dhe ishim duke mbajtur mbledhjen e qeverisë dhe sapo e morëm njoftimin vendi i dytë që e njohu pavarësinë e Kosovës ishim ne Turqia. Po ashtu edhe në procesin e njohjeve në vijim për Kosovën i ndërmorëm të gjitha hapat. Unë në atë kohë si kryeministër bashkë me ministrat nëpërmjet takimeve dhe kontakteve me homologë e përshpejtuam procesin e njohjeve për Kosovën dhe ende vazhdojmë ta ndjekim këtë proces”.

    “Në të njëjtën mënyrë vazhdojnë takimet dhe kontaktet tona për të sjellë njohje të reja nga vendet që nuk e kanë bërë. Vjosa Osmani në takimin që e patëm më dha emrat e disa vendeve për të siguruar njohje të reja të Kosovës dhe urojmë që të kemi njohje të reja”, tha Erdogan.

    Lajmi Paraprak

    Presidenti Kroat: RMV-së dhe Shqipërisë tu mundësohet fillimi i bisedimeve me BE-n

    Lajmi i rradhës

    “Sa është larg Maqedonia nga Ukraina në rrethanat aktuale” – flet ambasadorja amerikane Bërns

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë