Kostovski: Gjatë krizës, referendumi është iniciativë e tepërt dhe proces retrograd

    Pas konfirmimit të këtij obligimi të Kuvendit, ne do të prononcohemi si grup i deputetëve. Ne si shumicë në pushtet, disa herë në deklarata edhe kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, theksoi se ky është proces retrograd, i cili vetëm do ta dërgojë Republikën e Maqedonisë së Veriut në disa izolime, në disa kohëra të kaluara dhe aspak nuk jemi në linjë të njëjtë kur mendojmë se si të kalohet rruga evropiane e shtetit tonë, deklaroi deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski lidhur me Iniciativën për referendum të VMRO-DPMNE-së.

    Në deklaratën e sotme para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kostovski tha se organizimi i referendumit është e drejtë demokratike.

    “Organizimi i referendumit është e drejtë demokratike dhe ne si dmeokraci plurale dhe shtet demokratik çdoherë jemi në anën e njëjtë me respektimin e mundësive dhe të drejtat që i kanë të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe partitë poliitke. Por thjeshtë, mendoj se në kohë të krizës, në kohë të gjendjes së vështirë ekonomike dhe energjetike në Evropë, botë dhe shtetin tonë, këto janë iniciativa të tepërta dhe procese retrograde, të cilat e kthejnë shtetin në disa kohëra të errëta, izoluese”, tha ai.

    I pyetur nëse kalon iniciativa, LSDM-ja ka ndërtuar qëndrim për këtë, nëse do të bëjë thirrje për bojkot ose aktivisht do të marrë pjesë dhe do të votojë kundër, ai tha se në fillim Kuvendi duhet ta kontrollojë rregullsinë e Iniciaitvës, e pastaj do të informojnë me kohë.

    Lajmi Paraprak

    Turqi: Sa influencë politike ka kumbari i mafies Sedat Peker?

    Lajmi i rradhës

    “Ballkani Perëndimor duhet të kthehet në shtëpinë e tij, që është Europa”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë