Trump dorëzohet në gjykatë… / Niset drejt Nju Jorkut, ‘është bërë gati për betejë’

    Ish presidenti amerikan, Donald Trump, po përgatitet për betejë para daljes së tij para në gjykatë, të martën – tha avokati i tij. Trump ka lënë pas shtëpinë e tij në Mar a lago të Floridas të hënën për të fluturuar drejt qytetit të Nju Jorkut, për tu përballur atje me akuzën se ka paguar një yll të filmave porno në këmbim të heshtjes së saj për një aferë të supozuar. Pas seancës në gjykatë, trump planifikon të kthehet sërish në Florida për t’iu drejtuar mbështetësve. Vetë Trump ka thënë se nuk ka bërë asgjë të gabuar.

    Avokati i tij, Joe Tacopina, premtoi se akuzat kundër ish presidentit do të kundërshtohen me forcë.

    “Ai është bërë gati për këtë betejë”, tha avokati për mediat.

    “Ne jemi gati për këtë betejë dhe unë pres me padurim të ecim përpara në mënyrë që sa më shpejt që të jetë e mundur ta shfajësojmë atë”.

    Sipas raporteve të mediave amerikane, Trump do të përballet me më shumë se 30 akuza të lidhura me manipulim të regjistrave të biznesit në lidhje me një pagesë prej 130 mijë dollarësh ndaj Stormy Daniels, në 2016 që kishte si qëllim të blinte heshtjen e saj për një aferë të supozuar. Burime të afërta me cështjen kanë thënë se ish presidenti akuzohet për fallsifikimin e të dhënave të biznesit në shkallën e parë, një shkelje penale kjo sipas ligjit amerikan.

    Detajet e akuzave, përfshirë se cilat janë ato dhe sa janë ato, janë ende të panjohura. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Dëshirojmë që Bullgaria të ketë një qeveri, e cila do të jetë 100 për qind e orientuar drejt parimeve të BE-së

    Lajmi i rradhës

    RMV, tregtarët nuk mirëpresin uljen e çmimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë