Kanali për ujitje në Xhepçisht ende i pa pastruar! Hoxha: Atë që se kanë bërë për 20 vite, ne do e bëjmë shumë shpejtë

    Rreth tre muaj më parë ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha bashkë me disa bujq të fshatit Xhepçisht vizituan kanalin për ujitje që kalon në tokat bujqësore të këtij vendbanimi. Hoxha atëherë premtoi se shumë shpejtë ky kanal do të pastrohet .

    “Pikërisht ministri bujqësisë Arjanit Hoxha disa banorëve të fshatit Xhepçisht u dha premtimin se kanalin për ujitje do e pastroj shumë shpejtë , dhe jemi kthyer pikërisht në të nijetin vend por kanali akoma vazhdon të jetë i pa pastruar”, raporton gazetari i TV21, Senat Zylbehari.

    Kanali ende nuk është pastruar, ndërsa sot ministri Hoxha se tenderi është hapur dhe shumë shpejtë do të fillojnë punët.

    “Atë që e premtuam konform gjitha procedurave rekorde ne do t’i përcjellim. Ne nuk mund funksionojmë jashtë ligjit, por për një punë që 20 vite nuk është bërë asgjë ne për disa muaj kemi arritur ta rumbullaksojmë si proces dhe shumë shpejtë do fillojnë me punë”, tha Hoxha.

    Bujqit që takuam në këtë pjesë nga ku edhe u dha pretimi, as që mendojnë se do të pastrohet ndonjë herë, ata thonë se janë të zhgënjyer nga premtimet.

    “Me këtë ujë nuk mundë të ujisësh, i gjithë misëri pa ujitur është, në hall janë, as ujë nuk ka asgjë, ku do ecë uji këtu, shikojeni kanali pa pastruar , çfarë shprese, para dy muaji ata thanë se do ta pastrojnë ja shihe vetë.”

    “Jo bre shihe si është, ky uji i pistë është ky uji, ata premtojnë plotë por punët aspak, per Zotin asnjëherë s’kam shpresë edhe as votë nuk i jap askujt. Me të treguar të drejtën hiq më skam besim tek asnjëri.”

    Bujqit ankohen se nuk mund të ujisin tokat nga ky uji pasi i dëmton shumë të mbjellat e tyre. Ky kanal është ndërtuar fillimisht në vitet e 60 dhe i rindërtuar në vitin 1999, ndërsa nga ajo kohë është pastruar sa për sy e faqe, duke mos mundur të shfrytëzohet për ujitje.

    Lajmi Paraprak

    RMV: Opozita akuzon pushtetin për presion ndaj votuesve

    Lajmi i rradhës

    BDI: Ne kujdesemi për mirëqenien e banorëve në komuna

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë