Kremlini: Maqedonia e Veriut bëri “veprim armiqësor” ndaj Rusisë

    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u detyrua të anulojë udhëtimin e tij në Serbi sot pasi një sërë vendesh përreth e ndaluan avionin e tij të hynte në hapësirën e tyre ajrore. 

    Pas kësaj situate, Kremlini e ka përshkruar veprimin nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Mali i Zi si “veprim armiqësor”.  Para pak çastesh Lavrov ka folur mbi këtë situatë të cilën e ka quajtur të paprecedente.

    Ai shtoi se homologu i tij serb është ftuar në Moskë dhe ai “shpreson se udhëtimi i tij nuk do të pengohet”.  Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se veprime të tilla mund të shkaktojnë probleme me orarin e takimeve diplomatike të nivelit të lartë.

    Megjithatë, ata nuk do ta pengojnë Moskën të mbajë kontakte me vendet mike, tha ai.

    Lajmi Paraprak

    ORA E AKTRIMIT

    Lajmi i rradhës

    Paraburgoset i mituri që goditi për vdekje me makinë një grua në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë