Kripa e Tokës | Brenda minierave të kripës në Soledar

    Forcat ruse në Ukrainë po përpiqen të pushtojnë qytetin lindor të minierave të kripës Soledar, në një ofensivë të vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes e Kievit e ka përshkruar si “maniake”. Më 10 janar, kreu i grupit mercenar Vagner, ushtarët e të cilit mendohet se po drejtojnë ofensivën në Soledar, Yevgeny Prigozhin, pretendoi se ata kishin marrë pothuajse të gjithë qytetin, por tha se kishte ende luftime të ashpra në qendër të qytetit. Ukraina tha se trupat e saj ende janë duke luftuar në Soledar.

    Kapja e Soledar-it dhe minierave të tij të kripës do të kishte vlerë simbolike, ushtarake dhe komerciale për Rusinë dhe do të ishte fitimi më thelbësor i Moskës në fushën e betejës pasi një sërë pengesash. Vlerësohet se ka 200 kilometra tunele minerare të papërdorura që përshkojnë zonën përreth.

    Në vitin 2019, Amos Chapple i Radios Evropa e Lirë vizitoi Soledarin pasi aktiviteti i minierës së kripës pritej që t’i dominonte tregjet perëndimore, pasi Rusia bllokoi importet e saj.

    (Kjo fotogaleri për herë të parë u publikua më 15 qershor 2019).

    Kjo është kripë e pastër. Pjesa e pastër kristal është nxjerrë nga miniera e kripës Artyomsol, në rajonin Donjeckut në Ukrainën lindore.
    1Kjo është kripë e pastër. Pjesa e pastër kristal është nxjerrë nga miniera e kripës Artyomsol, në rajonin Donjeckut në Ukrainën lindore.
    Një dhomë nëntokësore në minierën e kripës, e krijuar pas nxjerrjes së mijëra tonëelatave kripë guri. Gjeologët që punojnë për minierën thonë se më pak se 5 për qind e shtresës së kripës është hequr që nga fillimi i operacioneve më 1881.
    2Një dhomë nëntokësore në minierën e kripës, e krijuar pas nxjerrjes së mijëra tonëelatave kripë guri. Gjeologët që punojnë për minierën thonë se më pak se 5 për qind e shtresës së kripës është hequr që nga fillimi i operacioneve më 1881.
    Shkallë emergjente që ngritet në një mur të një dhome në minierën e kripës, qindra metra nën sipërfaqe.
    3Shkallë emergjente që ngritet në një mur të një dhome në minierën e kripës, qindra metra nën sipërfaqe.
    Një tunel transporti brenda minierës. Shtresa e madhe e kripës nën qytetin Soledar, që do të thotë "dhurata e kripës", u formua pasi një det i lashtë në rajon u tha.
    4Një tunel transporti brenda minierës. Shtresa e madhe e kripës nën qytetin Soledar, që do të thotë “dhurata e kripës”, u formua pasi një det i lashtë në rajon u tha.
    Miniera ka të punësuar më shumë se 2.800 njerëz dhe furnizon rreth 95 për qind të nevojave për kripë të ukrainasve.
    5Miniera ka të punësuar më shumë se 2.800 njerëz dhe furnizon rreth 95 për qind të nevojave për kripë të ukrainasve.
    Një punonjës i minierës së kripës duke kontrolluar pajisjet. 
    6Një punonjës i minierës së kripës duke kontrolluar pajisjet. 
    Pajisjet për ta bluar kripën brenda minierës në një pluhur lehtësisht të transportueshëm.
    7Pajisjet për ta bluar kripën brenda minierës në një pluhur lehtësisht të transportueshëm.
    Një punëtor duke shkarkuar një sasi kripe të sapobluar në një grumbull, prej nga do të transportohet në sipërfaqe.
    8Një punëtor duke shkarkuar një sasi kripe të sapobluar në një grumbull, prej nga do të transportohet në sipërfaqe.
    Në vitin 2015, mes konfliktit ndërmjet separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe ushtrisë ukrainase, miniera humbi rreth një të tretën e tregut të saj kur autoritetet ruse pezulluan papritur importet e kripës së Artyomsolit.  
    9Në vitin 2015, mes konfliktit ndërmjet separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe ushtrisë ukrainase, miniera humbi rreth një të tretën e tregut të saj kur autoritetet ruse pezulluan papritur importet e kripës së Artyomsolit.
     
    Kripa e bluar po bartet me shirita transportues drejt një ashensori që do ta nxjerrë atë në sipërfaqe.
    10Kripa e bluar po bartet me shirita transportues drejt një ashensori që do ta nxjerrë atë në sipërfaqe.
    Përveç shitjes së kripës, si për ushqim, ashtu edhe për industrinë e rëndë, miniera e Artyomsolit gjithashtu bën tregtiin e shpejtë të një produkti të pazakontë kripe.
    11Përveç shitjes së kripës, si për ushqim, ashtu edhe për industrinë e rëndë, miniera e Artyomsolit gjithashtu bën tregtiin e shpejtë të një produkti të pazakontë kripe.
    Këto blloqe kripe, të cilat shiten për rreth 8 euro secila, përdoren për "dhoma speleo" -- dhoma të ndërtuara nga kripa që kërkojnë të rikrijojnë kushtet e supozuara restauruese të minierave të kripës.
    12Këto blloqe kripe, të cilat shiten për rreth 8 euro secila, përdoren për “dhoma speleo” — dhoma të ndërtuara nga kripa që kërkojnë të rikrijojnë kushtet e supozuara restauruese të minierave të kripës.
    Një punëtor duke prerë blloqe kripe. Ka mosmarrëveshje nëse thithja e pluhurit të kripës është me të vërtetë kura e mrekullueshme për sëmundjet e frymëmarrjes siç pretendohet. Por, pasi një mjek polak vuri re se punëtorët në minierat e kripës shpesh shmangnin sëmundjet e mushkërive të zakonshme për minatorët e qymyrit, lindi industria e "haloterapisë".
    13Një punëtor duke prerë blloqe kripe. Ka mosmarrëveshje nëse thithja e pluhurit të kripës është me të vërtetë kura e mrekullueshme për sëmundjet e frymëmarrjes siç pretendohet. Por, pasi një mjek polak vuri re se punëtorët në minierat e kripës shpesh shmangnin sëmundjet e mushkërive të zakonshme për minatorët e qymyrit, lindi industria e “haloterapisë”.
    Pjesa më e madhe e shitjeve mbetet kripë për të shijuar ushqimin. Dhe, zyrtarët e kompanisë thonë se Artyomsoli po kërkon të marrë tregjet perëndimore.  
    14Pjesa më e madhe e shitjeve mbetet kripë për të shijuar ushqimin. Dhe, zyrtarët e kompanisë thonë se Artyomsoli po kërkon të marrë tregjet perëndimore.

     
    Kutitë e freskëta të paketuara të kripës së tryezës në linjat e prodhimit. Një zëdhënës i tha Radios Evropa e Lirë se Artyomsol është aktualisht duke dizajnuar paketim për të tërhequr vëmendjen e blerësve perëndimorë.
    15Kutitë e freskëta të paketuara të kripës së tryezës në linjat e prodhimit. Një zëdhënës i tha Radios Evropa e Lirë se Artyomsol është aktualisht duke dizajnuar paketim për të tërhequr vëmendjen e blerësve perëndimorë.
    Hyrja e një prej minierave të Artyomsolit.
    16Hyrja e një prej minierave të Artyomsolit. /REL/
    Lajmi Paraprak

    Qeveria nuk e ka ndërmend për masa të reja për uljen e çmimeve

    Lajmi i rradhës

    Asociacioni dhe Plani i Ahtisaarit – ku qëndrojnë dallimet?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë