Qeveria nuk e ka ndërmend për masa të reja për uljen e çmimeve

    Për momentin, Qeveria nuk do të shpallë masa të reja për uljen e inflacionit, ndërsa për të ardhmen do të bëhen vlerësime. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se me rrymën e subvencionuar që ka ofruar Qeveria për sektorin e ushqimit, çmimet janë ulur nga 5 në 12%.

    “Duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe buxhetit. Buxheti ka anën e vet të të ardhurave dhe shpenzimeve dhe nëse vazhdimisht rrisim anën e shpenzimeve dhe ulim atë të të ardhurave, atëherë kjo do të ndikojë negativisht në parametrat e tjerë të buxhetit…”, u shpreh Dimitar Kovaçevski.

    Ndërkohë, prodhuesit e ushqimeve në disa raste kanë theksuar se rryma e shtrenjtë është vetëm një nga arsyet e rritjes së çmimeve të produkteve të tyre. Sektori ushqimor thotë se problemi më i madh financiar i tyre janë taksat doganore për lëndët e para të importuara që përdorin në prodhim. Ekspertët theksojnë se Bankat Popullore të shteteve duhet të vazhdojnë të luftojnë për sigurimin e stabilitetit afatmesëm. Banka Qendrore e Maqedonisë thekson se edhe këtë vit do të ketë rreziqe serioze.

    “Është e nevojshme të kthehet inflacioni në rrugë të qëndrueshme dhe në këtë mënyrë të ruhet fuqia blerëse e popullsisë dhe të mbështeten investimet duke ulur pasigurinë.”, thonë nga Banka Popullore

    Vërejtjet kryesore të qytetarëve janë se rryma më e lirë për kompanitë nuk i ka ulur sa duhet çmimet e produkteve të tyre. Raporti i fundit i Entit të Statistikave ka treguar se në dhjetor të vitit të kaluar krahasuar me muajin nëntor, shpenzimet e jetesës së qytetarëve janë ulur për vetëm 0.2 për qind. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    I BURGOSURI I ARRATISUR | Komandanti dhe policët do të përfundojnë në gjykatë, janë suspenduar nga burgu i “Idrizovës”

    Lajmi i rradhës

    Kripa e Tokës | Brenda minierave të kripës në Soledar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë