KRIZA FINANCIARE | Qytetarët në Maqedoni mezi po mbijetojnë

    Qytetarët zakonisht ankohen për çmime të larta të produkteve bazë dhe paga të ulëta. Gjithnjë e më shumë është krijuar përshtypje se ata janë duke mbijetuar dhe jo duke jetuar. Krejt jo si shkak i krizës ekonomike, por pa përjashtuar edhe atë politike. Por që fokusi i Qeverisë është vetëm në zgjidhjen e problemeve politike dhe integrimin evropian. Ndërsa nga ana tjetër sektori i biznesit dhe qytetarët kërkojnë që ajo të fokusohet më shumë në çështjet ekonomike, në rritjen e pagave dhe pensioneve dhe një kontroll më të madh në shpenzimin e parave të buxhetit.

    Ekspertët e ekonomisë thonë se politika e jashtme është e rëndësishme, por zhvillimi ekonomik është çështje thelbësore për të ardhmen e vendit. Nga ana tjetër, shpenzimet publike janë rritur dhe deri në fund të vitit do të shpenzohen 15 milionë euro më shumë. Kjo për shkak rritjes së pagave të zyrtarëve për 78 për qind. Derisa qytetarët janë të pakënaqur me rritjen e pagave të zyrtarëve dhe shpenzimet tjera të pa matura që i bën shteti. Ata ankohen se nuk mund ta kalojnë muajin, pasi pagat e tyre janë të ulëta, përkundër statistikave se paga mesatare është rritur deri në 34.000 denarë

    Ndërsa komuniteti i biznesit kërkon që shteti të bëjë më shumë thirrje për diplomacinë ekonomike, në vend të diplomacisë politike. Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski, tha se situata politike në vend reflekton shumë keq për biznesin. Por ai gjithashtu i bëri thirrje Qeverisë të kursejë më shumë për të ndihmuar biznesin, veçanërisht duke zbatuar kontroll të rreptë mbi shpenzimin e parave të buxhetit. “Të shfuqizohen bordet drejtuese në institucionet që kanë gjithsej 1.320 me 129 mijë të punësuar, të parandalohet përdorimi i parregullt i automjeteve zyrtare duke vendosur targa të veçanta, të rishikohen ditët jopune dhe për të nxitur korrigjimet e Qeverisë”, tha Azeski.

    Sondazhi i Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) i publikuar më 6 qershor tregon se mbi 27 për qind e qytetarëve mendojnë se standardi i jetesës është problemi kryesor në vend, në ndryshim nga më pak se 7 për qind që thonë se është zgjidhja e çështja me Bullgarinë dhe mbi 8 për qind për të cilat prioritet është integrimi në BE.

    Sipas njohësve të çështjes ekonomike këto shifra nuk janë befasuese, duke pasur parasysh se politikanët, duke zgjidhur problemet rajonale, harruan ekonominë e brendshme.

    Ndryshe, së fundmi rritje ka pasur edhe paga minimale nga 18.000 në 20.175 denarë, por sindikatat thonë se mbi 90 për qind e të punësuarve në administratë ende kanë paga më të ulëta, të cilat mesatarisht janë më pak se 23.000 denarë, në kushtet kur inflacioni në vend është pothuajse 20 për qind, kurse shporta e konsumit për një familje katër anëtarësh kap shumën e 50.000 denarëve. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Banesat bosh, ndërtimi nuk ndalet në RMV!

    Lajmi i rradhës

    “Harrojnë” të martohen, lindjet jashtë kurore në RMV nuk kanë ndryshuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë