“Harrojnë” të martohen, lindjet jashtë kurore në RMV nuk kanë ndryshuar

    Pavarësisht numrit në rënie të foshnjave çdo vit dhe gjeneratave të nënave të reja, ajo që ka mbetur e thuajse e pandryshuar është numri i të miturave që bëhen nëna, si edhe përqindja e thuajse e njëjtë e fëmijëve që linden jashtë kurore. Mesatarisht në nivel vendi rreth 13 për qind e numrit të përgjithshëm të fëmijëve janë të regjistruar si të sapolindur – jashtë kurore, gjithsej 2 298.

    Si komuna ku dominon ky fenomen, Shuto Orizare, për shembull, ku më shumë se gjysma e fëmijëve janë të lindur jashtë kurore radhiten ato të Zhelinës mbi 28 për qind apo Likovës, ku mbi 18 për qind e të sapolindurve janë fëmijë jashtë martese, Tetova, ku 15 për qind e të sapolindurve (146) figurojnë si fëmijë jashtë kurore. Po ashtu Çairi (125) , Tearca 16 për qind. Nga zyrat e gjendjes civile në komunat shqiptare theksojnë se një pjesë e këtyre shifrave përligjet me fenomenin për t’u celebruar pasi çifti të ketë sjellë në jetë një apo më shumë fëmijë, ndërsa një pjesë e çifteve vendosin të kenë një hapësirë për të rregulluar dokumentet jashtë vendit.

    “Është fenomen ky që është kthyer në traditë. Pasi kanë lindur një dy apo më shumë fëmijë cifti vjen të formalizojë lidhjen. Kur t’i nevojitet ndonjë dokument. Kështu vepron pjesa më e madhe e banorëve të këtyre zonave. Ajo që është e theksuar dhe po ndryshon me kalimin e viteve është se ulja e madhe e numrit të martesave që bëjmë, nga viti në vit. E kundërta po ndodh me divorcet që janë rritur”, thonë në zyrën e gjendjes civile në Tetovë.

    Nga ana tjetër, ESHS nuk disponon të dhëna për numrin e bashkësive joformale, çifteve që bashkëjetojnë pa u kurorëzuar, por shifrat për numrin e martesave të lidhura brenda vitit të kaluar tregojnë se numri i atyre të regjistruara, por edhe i divorceve është më i vogël sesa në vitin 2021. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, vitin e kaluar 12,882 çifte, ose 3,4 për qind më pak në krahasim me vitin 2021, kanë thënë “po”, ndërsa numri i divorceve në vitin 2022 vijoi të ulet. Gjithsej martesën e kanë zgjidhur 1613 çifte, ose rreth 18 për qind më pak krahasuar me një vit më parë.

    “Sipas moshës së nënës, peshën më të madhe prej 33,2% e zë lindja e nënave të moshës nga 25 deri në 29 vjeç. Mosha mesatare e nënës gjatë numrit të përgjithshëm të lindjeve është 29,4 vjeç, dhe 27,7 vjeç tek fëmija i parë. Viti gjenerativ i lindjes së nënës që shfaqet si më i shpeshti në lindjen e fëmijës është viti 1993. Në vitin 2022 janë regjistruar 17 lindje të gjalla të nënave nën moshën 15 vjeç”, thuhet në publikimin zyrtar. Si komuna ku numri i fëmijëve jashtë kurore është nën mesataren në nivel nacional janë Struga, Gostivari, Haraçina 10 për qind, apo Dibra.

    Zhelinë mbi 28 për qind

    Likovë mbi 18 për qind

    Tearca 16 për qind

    Çair 13.5 për qind

    Saraj mbi 13 për qind

    Gostivar mbi 10 për qind

    Struga 10 për qind

    Haraçina 10 për qind.

    /koha/

    Lajmi Paraprak

    KRIZA FINANCIARE | Qytetarët në Maqedoni mezi po mbijetojnë

    Lajmi i rradhës

    Val: Duhet të rishikohet Kodi zgjedhor për financimin e fushatës zgjedhor, duhet terren i barabartë për të gjithë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë