Shkolla “mollë sherri” në Bosnjë! Kryebashkiaku serb sfidon drejtoreshën: Do quhet Kosova dhe Metohija, të guxojë dikush ta heqë

    Një situatë deri në kufijtë e absurdes ka ndodhur në Banja Luka, ajo që është kryeqendra e entitetit të Republika Sërpska, në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në shkollën e re të hapur në entitetin serb që prej më shumë se dy dekadash një debat është zhvilluar mes kryebashkiakut të qytetit dhe drejtoreshës së emëruar të shkollës.

    Kështu debati i pasqyruar nëpërmjet një video në rrjetet sociale të Drasko Stanivukoviq, kryebashkiakut të zgjedhur, tregon se si i pari i qytetit sfidon drejtoreshën, e cila këmbëngul se emri i vërtetë i shkollës është “Vuk Karaxhiq”.

    “Drejtoreshë, a është kjo Shqipëri apo Republika Sërpska” e pyet ai në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe më pas i shpjegon se do të hipë vetë mbi murin e përparmë të shkollës për të shkruar emrin Kosova dhe Metohija, ndërsa sipas tij kështu do të mbetet emri i vërtetë i asaj shkolle deri sa të ekzistojë Republika Serbe. Askush nuk do guxojë ta heqë shprehet ai më tej, as ndonjë ministër apo dikush tjetër.

    Drejtoresha e shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”, Tatjana Vilendeçiq, në përgjigje të fjalëve të Stanivukoviqit për Kosovën, ka thënë se pa Vuk Karaxhiq, i cilësuar si babai i letërsisë serbe, nuk do të kishte as gjuhë serbe dhe as gërma cirilike, ndërsa kryebashkiaku i është përgjigjur se pa Kosovën nuk ka asgjë. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët kanë probleme me sytë / 4 në 10 fëmijë tek okulisti dalin me miopi, shkak telefoni

    Lajmi i rradhës

    Manual për një karrierë të suksesshme në administratë dhe akademi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë