Kryeministri bullgar, Denkov: Nuk do ta ndryshojmë qëndrimin ndaj Maqedonisë

    Kryeministri bullgar Nikolai Denkov thotë se qeveria e tij nuk ka arsye të ndryshojë qëndrimin ndaj Maqedonisë dhe pret që vendi ynë të përmbushë detyrimet e marra me propozimin francez.
    Denkov në një intervistë për “24 çasa”, nënvizoi se vetoja u hoq duke rënë dakord për zbatimin e propozimit francez dhe se bisedimet nuk zhvillohen mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por RMV-së dhe BE-së.

    I pyetur nëse qëndrimi bullgar ndaj Maqedonisë do të ndryshojë sepse disa politikanë në Shkup shpresojnë se mund të ndodhë presion i ri evropian ndaj Sofjes, Denkov tha:

    “Absolutisht jo. Me zbatimin e të ashtuquajturit propozim francez, si rezultat i të cilit u hoq vetoja, në fakt biseda nuk është më mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Ajo që pritet është që fqinjët tanë të përmbushin detyrimet e marra ndaj BE-së. Nuk ka arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë”, tha Denkov.

    Lajmi Paraprak

    Aziri në Slloveni: Tranformimi digjital është shumë i rëndësishëm, të japim mundësi për popujt tanë

    Lajmi i rradhës

    Zbërthimi i Samitit të Athinës: Matematika e re e zgjerimit të BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë