Kryeministri Kurti për tensionin në veri të Mitrovicës: Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me aksionin policor në veri të Mitrovicës ka deklaruar se ky aksion ka qëllim luftimin e kontrabandës dhe grupeve kriminale. Gjatë aksionit janë sekuestruar mallra dhe dëshmi tjera, përcjell Nistori.

    Aksion i Policisë kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës.

    Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri).

    Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale.

    Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë.Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë.

    Lajmi Paraprak

    Raporti i INSTAT: Familjet shqiptare shpenzuan 72 milionë euro për shëndetin

    Lajmi i rradhës

    Shilegov: Do të emëroj zëvendëskryetar shqiptar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë