Kryesia e BDI-së nxjerr “Grupin e zjarrit” pa buzëqeshjen e paralajmëruar | Ahmeti: Në fund gjithnjë shumica e ka fjalën (Video)

    Tre takime të kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim në Reçicë të Vogël, si duket nuk rezultuan me ndonjë epilog nëse janë ulur tensionet brenda BDI-së apo nëse “Grupit i zjarrit” arriti të merr atë çfarë kërkonte, gjegjësisht përgjigjen për dilemat dhe llogaridhënien e funksionarëve të partisë. Pas takimit, i ashtuquajturi “Grupi i zjarrit” nuk u prononcua para medias. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas mbledhjes tha se vërejtjet janë pranuar, me të vetmin qëllim për t’u përmirësuar punët, raporton Nistori.

    Ali Ahmeti
    “Debati ishte shumë dobi prurës, shumë konstruktiv. Janë dëgjuar vërejtje nga të gjithë anëtarët e kryesisë mbi raportin e ekzekutivit. Vërejtje të cilat janë argumentuese, pranohet që të përmirësohet puna dhe të realizohet programi zgjedhor i BDI-së”

    Pas debatit të gjatë mbi 10 orë, Ahmeti u pyet nëse pas tre takimeve të kryesisë qendrore u shuan dilemat dhe zërat e “Grupit të zjarrit” për punën e deritanishme të funksionarëve, i pari i BDI-së tha as që do të ndalet ndonjëherë debati dhe mendimi ndryshe në parti, por gjithmonë duke respektuar shumicën.

    Ali Ahmeti
    “As mos pretendoni, sepse nuk ndalen në BDI debati, mendimi ndryshe. Unë jam njëri nga ata që nuk do të pajtohesha mendimi ndryshe të ngulfatet në BDI, por në fund duhet të respektohet vendimi i shumicës. Edhe demokracia ka kufijtë e vet, do të thotë, në demokraci nuk lejohet anarki. Përçarje në parti nuk do të ketë, nuk e besoj atë.”

    Ahmeti shtoi se gjatë mbledhjes është folur edhe për vetingun, zbatimin e ligjit të gjuhës shqipe dhe hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri.

    Ndryshe, në mbledhjet e fundit të BDI-së nuk munguan as ngacmimet verbale, gjegjësisht kur Bujar Osmani u pyet për “Këshillin mbikëqyrës” në krye të së cilës është Musa Xhaferi, gjë për të cilën Osmani qeshi.

    Musa Xhaferi, i pyetur nga Nistori nëse “sot pret të qesh i fundit”, ndërsa u përgjigj se kjo do të shihet pas një jave.

    “Kjo do të shihet pas një jave. Ata që do të fitojnë ata do të qeshin. Ne nuk duam ta reformojmë partinë, por e respektojmë statutin dhe rregullat e partisë”, theksoi Musa Xhaferi. (29 tetor) /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Të burgosur me kushte çnjerëzore

    Lajmi i rradhës

    BDI pajtohet me kritikën e ambasadores amerikane | Ahmeti: Partneritet me BDI-në, gjithkush i cili është kundër krimit dhe korrupsionit (Video)

    Lajme tjera

    Armë dhe gjalp

    Në vazhdën e luftës në Ukrainë, pritet të rriten buxhetet ushtarake në mbarë botën. Kjo ështëmë e dukshme…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë