KShZ: Dalja gjatë zgjedhjeve në Tetovë ishte mbi 35 për qind ku votuan 29.690 banorë

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme i shpalli rezultatet përfundimtare të votimit për kryetar komune në komunat Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendër Zhupë, si dhe për këshilltarë në Tetovë.

    Në Mavrovë dhe Rostushë për kryetar komune u zgjodh Medat Kurtovski nga koalicioni Më e mira për komunën time, të udhëhequr nga LSDM-ja, ndërsa në Qendër Zhupë – Arijan Ibraimi nga Partia Demokratike e Turqve.

    Në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës, LSDM fitoi 1.953 vota ose dy mandate, VMRO-DPMNE 3.332 vota dhe katër mandate, PDSH – 1.058 vota ose një mandat, Integra – 161 votues dhe është pa mandat, Grupi i votuesve Agon  Zaimi 206 vota dhe është pa mandat, Alternativa 1118 vota gjegjësisht një mandat, Aleanca për Shqiptarët 777 vota dhe asnjë mandat i fituar, Besa 9620 vota dhe ka fituar 12 mandate, PDTM 327 vota dhe pa mandat, Grupi i votuesve Elmedina Abdullahi pa mandat 675. , BDI 8795 – 11 mandate, PEPR 371 vota pa mandat, E majta 646 pa mandat.

    Sipas KSHZ-së, të pavlefshme ishin 651 fletëvotime. Në zgjedhjet për këshilltarë në Tetovë kanë dalë të votojnë 29.690 votues – 35,31 për qind.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria shkarkoi Avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa

    Lajmi i rradhës

    Arjanit Hoxha thotë se Lëvizja Besa vazhdimisht do të kërkojë zgjedhje të parakohshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë