Ku i merr paratë BDI në kohë krize për koncertin mijëra eurosh?!

    Lëvizja Besa kërkon nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të tregojë se me çfarë parash do t’i paguajë këngëtarët në këtë krizë globale me çmime statosferike. BDI të bëj transparente të gjitha detajet për këtë mega koncert mijëra eurosh, njofton Nistori.

    “Partia shqiptare e cila do të festojë 20-vjetorin e themelimit me një mega koncert me këngëtarë të estradës shqiptare, do t’i kushtojë me mijëra euro. Obligimi i tyre si subjekt politik është të tregojnë se me çfarë parash do t’i paguajnë këngëtarët në këtë krizë globale me çmime statosferike. BDI të bëjë transparente të gjitha detajet për këtë mega koncert mijëra eurosh. Ky subjekt politik në vend që paratë e tyre t’i destinojë në zbutjen e krizës së qytetarëve, ata po i shfrytëzojnë për aheng, duke e ditur se pjesa më e madhe e qytetarëve nuk kanë para as për një thes miell” – kumtojnë nga Lëvizja.

    Lëvizja Besa kërkon urgjentisht mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe rrëzimin e kësaj qeverie që për synim ka vetëm krimin, korrupsionin dhe pasurimin e disa individëve në kurriz të qytetarëve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dy problemet themelore të arsimit të lartë publik në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Feminizmi si anti-autoritarizëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë