Pushtoi i pari Polin e Jugut, ja cili ishte sekreti i eksploruesit norvegjez Roald Amudsen

    Rezistenca ndaj kushteve klimatike ekstreme të Antarktidës, nuk është diçka që mund ta përballojnë të gjithë. Këtë e dinin shumë mirë Roald Amundsen dhe Robert Skot, të cilët sfiduan njëri-tjetrin në garën se kush do të mbërrinte i pari në Polin e Jugut në fillim të shekullit të kaluar.

    Norvegjezi Amundsen triumfoi ndaj britanikut Skot, që në atë ekspeditë vdiq nga i ftohti, uria dhe lodhja, i dërrmuar fizikisht nga skorbut (një sëmundje që shkaktohen nga mungesa e vitaminës C në trupin e njeriut).

    Po Çfarë i dha mundësoi Amundsen të mbetej gjallë dhe të ishte i pari që mbërriti në Polin e Jugut më 14 dhjetor të vitit 1911? Në librin e tij të ri “Çmenduria në fundin e botës” studiuesi Julian Senkton thotë se Amundsen ia doli të shmangte sëmundjen e skorbutit, dhe mbijetoi falë konsumit të mishit të pinguinëve.

    Mishi i gjallë

    Trembëdhjetë vjet përpara se të nisej për në Polin e Jugut, eksploruesi norvegjez kishte provuar fillimisht rreziqet e dimrit të Antarktidës gjatë një ekspedite belge. Në atë udhëtim ai dhe pjesa tjetër e ekuipazhit u prekën nga skorbuti dhe rrezikuan që të vdisnin. Mjeku në bordin e anijes, Frederik Kuk, kishte kaluar jo pak kohë me Inuitët (banorët e Arktikut), dhe e kishte kuptuar që ata nuk sëmureshin kurrë nga skorbuti,pasi hanin thuajse vetëm mishin e gjallë të kafshëve që sapo kishin gjuajtur.

    Duke kombinuar të dyja informacionet, Kuk arriti në një përfundim:e vetmja zgjidhje për të mos u sëmurur nga skorbuti, duhej të ishte ngrënia e mishit të gjallë të kafshëve, që mund të gjuheshin mbi akull, pra pinguinët dhe pulëbardhat. Falë Kuk, ekuipazhi arriti që të shpëtonte veten. “Çdo lloj mishi, nëse është mjaftueshëm i papërpunuar, e furnizon trupin me sasinë e nevojshme të vitaminës C për t’u mbrojtur nga Skorbuti”-u shpreh Senkton për britaniken “The Guardian”.

    Çështje zgjedhjesh

    Kështu kur Amundsen nisi në vitin 1911 misionin e tij drejt Antarktidës, ai kishte jo pak informacione shtesë me shumë vlera në krahasim me Skot, që në fakt vdiq në vitin 1912, i dobësuar nga skorbuti.

    “Dieta ushqimore e Amundsen, ishte padyshim arsyeja që i dha atij mundësi të mposhtte rivalin e tij”- thotë Senkton. Norvegjezi nuk ushqehej vetëm me mishin e pinguinëve dhe fokave, por ai vrau dhe hëngri edhe qentë më të dobët të slitës së tij.

    Ndërkohë nga ana e tij, Skot e hodhi poshtë mundësinë e ngrënies së mishit të qenit, duke e quajtur si “mizore dhe josportive” këtë ide. “Unë as që mund ta mendoj vrasjen e kafshëve kaq inteligjente dhe plot cilësi, të cilët unë i shoh si miqtë dhe shokët e mi”- shkroi ai. Por kjo zgjedhje i kushtoi jetën, në një kohë që Amundsen u rikthye në atdheun e tij si një hero, duke e kujtuar përgjithmonë Kuk, si njeriun që “i shpëtoi jetën”. / Focus /

    Lajmi Paraprak

    “Bëhu burrë!”, ja si presionet sociale mund t’i bëjnë të rinjtë tepër agresivë

    Lajmi i rradhës

    Doruntina Kastrati: Po e rimendoj vetë idenë se çfarë do të thotë të jesh hero në Kosovë

    Lajme tjera

    Alfabeti

    Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj,…
    Më tepër

    Sytë e urrejtjes

    Oktavio Paz 1.Në orën tre fiks, Don Pedro u ul në tavolinën tonë, përshëndeti çdo njërin prej konkurentëve,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë